Pasqyra dhe drita View larger

Pasqyra dhe drita

Hilary Mantel A-007355

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t'i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur në Kullën e Londrës, takon akuzuesit dhe disa nga bashkëpunëtorët, dikur të zgjedhurit dhe të mbrojturit e tij, që kanë vendosur ta tradhtojnë.

More details

501 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366023

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Angli, maj 1536.

Tomas Kromuelli, Lord i Vulës Private, është dëshmitar ndërsa i presin kokën Ana Bolenës, mbretëreshës tradhtare. Pas ekzekutimit, shtrohet në banket me mbretin, duke reflektuar për karrierën e  tij në ngjitje.

Kohët janë të vështira: kontetë e Veriut ngrihen në revoltë, duke kundërshtuar prishjen e manastireve dhe taksat e reja, të vendosura nga Kurora.

Rendi rivendoset për hir të vendosmërisë, mprehtësisë dhe këmbënguljes së Kromuellit, dhe Henri VIII e shpërblen duke e bërë kalorës të Urdhrit të Zhartjerës. Mbreti është i lumtur, megjithëse fillon të ndiejë peshën e viteve.

Gruaja e tij e re është e kundërta e së mëparshmes. Për më tepër, ajo arrin t'i japë trashëgimtarin e lakmuar. Edhe familja Kromuell ka kënaqësitë e veta: Gregori, djali i madh, martohet me motrën e mbretëreshës dhe Lordi i Vulës zbulon se ka një vajzë.

Por gëzimet nuk zgjasin. Xhejn Sejmuri, mbretëresha e re, vdes pak pas lindjes së trashëgimtarit dhe mbreti, edhe pse zemërthyer, ka nevojë për një nuse tjetër.

Kromuelli i futet punës: por armiqtë tashmë e ruajnë dhe ylli i tij nis të bjerë...

"Njerëzit nuk duan të jetojnë me detyrime", mendon Kromuelli. "Preferojnë të shesin miqtë... sepse favoret që nuk mund të shpaguhen, të hanë shpirtin."

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages924
ISBN9789928366023
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKorab Hoxha
RomanSagë&Histori
I ri1