Dashuria mbi gjithçka View larger

Dashuria mbi gjithcka

Katie Kacvinsky PE0205

New product

Përshkrim i shkurtër

Historia e përsosur e dashurisë për të na kujtuar emocione të fshehura, por jo të harruara të drithërimave të para.

Një histori e përsosur e dashurisë, ngacmuese për të kujtuar emocione të fshehura, por jo të harruara të drithërimave të para

More details

491 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928248596

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Grei është një djalë i ngrysur, durimpak dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kurioze, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, ekzaktësisht e kundërta e tij. Për herë të parë, Grei e vë re Dilanin kur ajo është e shtrirë barkazi në oborrin e universitetit, me xhinse të vjetra e këpucë të dala mode, me një aparat fotografik në dorë, teksa fokusohet te diçka që askush tjetër nuk arrin ta shohë. I ka zënë rrugën Greit, i cili është i detyruar t’i flasë. Pa e kuptuar as ai vetë, ajo ka hyrë në jetën e tij, duke vendosur në mënyrë pothuajse autoritare ta kalojnë pasditen bashkë. Dilani nuk është si vajzat e tjera që ka njohur Grei. Ajo është shpirtërisht dhe mendërisht e hapur, tërësisht vetja e saj, e pacenuar nga mendimet e të tjerëve. Fillimisht, pyetjet e saj të çuditshme dhe energjia e pashtershme e bezdisin Grein, por shumë shpejt ai do ta ndiejë veten më të hapur dhe kureshtar ndaj kësaj vajze të çmendur. E rrëfyer nga pikëpamjet e dy personazheve, historia e Dilanit dhe Greit do të shpaloset gradualisht, së bashku me sekretet më të thella të këtyre dy adoleshentëve. “Ky roman përcjell bukur ekstazën e thellë të dashurisë së parë; ringjall çastin kur dy të dashuruarit kuptojnë se ky është vetëm fillimi i jetës, e cila nuk do të rrjedhë njësoj për të gjithë.

Të dy personazhet vendosen përballë njëri-tjetrit, e herë këmbehen për mënyrën se si i shohin njerëzit, botën, gjithçka që rrethon jetët e tyre, e ndërkohë janë në kërkim të një historie të bukur dashurie, në prag të botës pas-shkollore, ashtu siç edhe do vlerësohet romani nga School Library Journal. E në këtë të drejtë, mjaft kritikë do ngrenë dilemën për lexuesit, nëse kjo është vërtet një dashuri apo vetëm një lojë e komplikuar.

Autorja është mjeshtre e kësaj skeme, kur njihet për romanet e saj të shkruara kryesisht për adoleshentët dhe të rinjtë. Veprat e saj kanë marrë vlerësime të rëndësishme në YalsaAwards, ndërsa “Dashuria mbi gjithçka” ka qenë një nga finalistët e çmimit Oregon Book Award. Ajo jeton në Uiskonsin me familjen e saj.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages216
ISBN9789928248596
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15 x 22.8
PërkthyesiGerta Jazaj
RomanRomancë&Pasion
I ri1