Sadik Bejko A-007338
New product
Sadik Bejko eshte nje nga emrat me te njohur te poezise bashkekohore shqipe. Ai vjen para lexuesit me nje permbledhje poetike, ku eshte grumbulluar e gjithe krijimtaria e tij me e mire
45 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
ISBN | 9789928354181 | |
Viti i botimit | 2021 | |
VLERESIME
“Nuk është e vështirë të dallosh vargjet e ngrohta, plot mendime, që kanë gjithmonë një rrjedhë të vetvetishme, të Sadik Bejkos... Dhe jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak po të përmend se shumë vjersha të Sadik Bejkos (...) janë në nivelin e mirë të poezisë sonë në plan nacional”.
Ismail Kadare
Nga “Fjala në Konferencën Kombëtare
të Talenteve të Reja”, 25.02.1970.
“Libri Perëndim me pak natë është ogur i mbarë jo vetëm për poetin. Së pari, çel horizonte të reja dhe, le ta themi, pasuron poezinë shqipe me forma teknike. Së dyti, ai thua se dëshiron të na bindë se fjala shqipe mund të bëjë mrekullira në dorën e mjeshtrit; se ajo nuk del deri në Majë të Tomorit, as zdirgjet vetëm në Fushën e Mëllenjave, por shkon tutje”.
Ali Podrimja
“...Poezi që reflekton tej brezit. Energjia shkrimore e poetit përgjatë viteve ’90, me këtë rast, artikulohet si refleks i përplotësuar me prirje sintetizimi të përvojës jetësore, filozofike. Potencë krijuese... që synon dhe arrin artikulimin e një vizioni mbi qenien si univers, si rrjedhë dhe komunikim i përhershëm, i pakëputur; si projekt mes jetës, përjetësisë, kalueshmërisë”.
Prof. Ali Aliu
“Jeta për një kohë të gjatë në një qytet të gurtë besoj se ka luajtur rolin e vet në këtë lloj poezie gravurë, të rëndë e paksa gri. Ky pikëvështrim i ka dhënë poezisë një tis përhershmërie, gjithkohësie si dhe një pamje ‘skeletike’ në kuptimin e grumbullimit të atyre eshtrave themelore, që mbajnë mishin dhe rropullitë e jetës”.
Prof. Ymer Çiraku
“Me poezinë e tij më të mirë Bejko ndërton një sistem poetik nga më të ndërlikuarit, si në strukturë dhe në semiotikë. Ky poet ka një prirje gjenetike për të zbuluar shenja dhe kumte transhendentale edhe te dukuritë më të zakonshme të botës. Kjo prirje i ka krijuar atij mun- dësinë për të ndërtuar disa lidhje befasuese midis dukurive të largëta, duke krijuar sakaq një harmoni dhe muzikë artistike krejt vetanake, harmoni që ngrihet jo mbi simetrinë e gjërave, por mbi dikotominë e tyre. Kjo dikotomi është zbuluar dhe shndërruar poetikisht nga një këndvështrim jo thjesht prej poeti, por edhe prej filozofi dhe urtaku”.
Prof. Adem Jakllari
“Vazhdimisht ke përshtypjen se sheh, jo thjesht lexon. Ajo që sheh është lëvizje, diçka si gjendje transite drejt dekom- pozimit a, të paktën, shndërrimit në diçka tjetër, krejt tjetër nga ç’ka qenë dikur e që ti rrekesh me mendimin se nuk ka për të ndodhur me ty dhe e ndien se ndërkaq je bërë njësh me të, madje, se keni qenë gjithnjë kështu, pa e ditur”.
Dr. Natasha Lusha
“Vëllimi Letër Hamurabit i autorit Sadik Bejko është një frymëzim i çiltër dhe i plotë, me kulturën e shkrimit që e përllogarit kombëtaren dhe të sotmen, postmodernen dhe globalizmin. Një varg figurash të tejlexueshme për të gjithë, flasin për një shpirt të shqetësuar poetik maksimalisht, për një përvojë të dhembjeve të thella e të mëdha, për një të vërtetë tmerrisht denigruese kombëtare”.
Prof. Nehas Sopaj
“Poezia e Sadik Bejkos është një poezi serioze, e një stofi të rëndë, ku mendimi ngjishet e ngjishet gjer në nënshtresime semantike, pa i hapur udhë thjeshtë- zimit dhe lehtësisë, prandaj dhe kërkon një mendje të qetë për ta shijuar e për ta rrokur me tërësej. Vargu nuk është aspak vrapacak, entuziast, por vra- mendës”.
Prof. Josif Papagjoni
“Temat e përhershme të Bejkos, vendlindja, humbja, tëhuajëzimi, porse edhe bukolikja, që vërtiten si hëna qark boshtit të fuqishëm të njerëzores, e kanë zanafillën e vet te libri Rrënjët. Ndaj dhe lexuesi i vëmendshëm nuk u çudit asfare kur i ra në dorë libri tjetër i autorit, ndofta sipas edhe kritikës, fitorja e vet letrare e që do të ruhet në kujtesën më të mirë poetike të shqipes, libri Letër Hamurabit”.
Gentian Çoçoli
Lloji i botimit | Hard Cover |
pages | 450 |
ISBN | 9789928354181 |
Viti i botimit | 2021 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
Pas librit Vilsoni dhe Genci Sadik Bejko në një tjetër libër hedh poshtë me argumente, d umente dhe analiza të ashtuquajturit disidentë në letërsi, të cilët mashtrojnë me burgjet apo persekutimet, kur në të vërtetë kanë qenë spiunë dhe vegla të sigurimit të shtetit.
Pas librit Vilsoni dhe Genci Sadik Bejko në një tjetër libër hedh poshtë me argumente, d umente dhe analiza të ashtuquajturit disidentë në letërsi, të cilët mashtrojnë me burgjet apo persekutimet, kur në të vërtetë kanë qenë spiunë dhe vegla të sigurimit të shtetit.