Përplasje mbretërish I View larger

Perplasje mbreterish I

George R. R. Martin MO0086

New product

Përshkrim i shkurtër

Në vijim të librit të parë “Gjueti fronesh” vjen edhe seria e dytë e librit të Eposit dhe Zjarrit, “Përplasje mbretërish” me dy vëllime. Këtu gjeni pjesën e parë të këtij vëllimi. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen të ecin në mes të natës; ku princesha maskohet si çunak jetim, një kalërues i dijes përgatit helm për një magjistare tradhtare; ku egërsirat e maleve zbresin nga Bjeshkët e Hënës për të plaçkitur fshatrat.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Gjithçka është çoroditur. Behari i begatisë dhe i paqes, që zgjati plot dhjetë vjet, po mbyllet dhe dimri i akullt e i egër po afrohet si një bishë e xhindosur. Ndërsa në qiell varet një kometë ngjyrë gjaku e flakësh, si një ogur fatkeqësish, gjashtë njerëz luftojnë të shtien në dorë vendin e përçarë. Biri i Edardit, Robi e ka shpallur veten Mbret të Veriut.

Në jug Xhofri, që mbahet si trashëgimtari i Robertit, mbretëron veç me emër, por është në dorë të oborrtarëve intrigues e të etur për pushtet të Zbarkimi i Mbretit. Secili prej vëllezërve të Robertit kërkon të sundojë vetë, ndërsa një derë e mënjanuar befas ngrihet edhe një herë të pushtojë.

Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e Dragonjve, rrezikon gjithçka për t’i çuar pjellat e saj të çmuara përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë.

Mbi një pëlhurë gjaktrazimi dhe vëllavrasjeje, alkimie dhe therjesh, çmimi i lavdisë paguhet veç me gjak. Fitorja u buzëqesh veç burrave e grave, që kanë tehun të ftohtë akull dhe zemrën edhe më të akullt. Kur ndeshen mbretërit, nuk ka pëllëmbë toke, që të mos e ndiejë tronditjen.

Data sheet

pages430
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnxhela Çikopano
RomanMister&Thriller
I ri1