Në kuzhinën e Lindës View larger

Ne kuzhinen e Lindes

Linda Fishta BLV0038

New product

Përshkrim i shkurtër

Nga antipastat te pjatat e para, nga mishi te peshku, perimet dhe ëmbëlsirat, - janë 150 receta që do t'ju thjeshtojnë jetën dhe do t'ju bëjnë të ndiheni më mirë. Besojeni dhe shijoni ushqimin përmes mendjes dhe shijes së Linda Fishtës

More details

98 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216205

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Pasioni është një ndjenjë që ushqen prirjen e shpesh kjo prirje ushqen njeriun. Kuzhina është pikërisht vendi ku ky pasion merr jetë dhe i bën njerëzit të lumtur. Për mua, gatimi ka qenë prirja më e bukur, e cila e ka zanafillën në pasionin e nënës sime, rilindi tek unë dhe u kthye në dëshirë të pashtershme që në vegjëli.

Sa më shumë rritesha, aq më shumë kuptoja se kjo dëshirë nuk më falte lumturi vetëm mua, por edhe njerëzve më të afërt, të cilët provonin gatimet e mia, të bëra me shumë dashuri. Kënaqësia që lexohej në fytyrat e tyre më nxiste të vazhdoja t’i bëja të lumtur duke provuar receta të ndryshme njëra pas tjetrës.

Ishte ajo nxitje që më shtyu të bëhesha pjesë e stafit të “Living” e që më pas rezultoi një nga eksperiencat më përmbushëse dhe frymëzuese të jetës sime. Çdo recetë e gatuar për revistën “Living” apo çdo episod i xhiruar për emisionet e të njëjtit format, më dhanë zemër të botoja librin tim të parë “200 Receta”.

Me dëshirën që të vazhdoj t’i bëj njerëzit të lumtur dhe t’i ndihmoj ata të lumturojnë të dashurit e tyre, vendosa të botoj edhe këtë libër të dytë, “Në kuzhinën e Lindës”.

Me dashuri,

Linda Fishta

Data sheet

pages250
ISBN9789928216205
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1