Qyteti i pasur View larger

Qyteti i pasur

Roger Crowley A-006246

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori i bestsellerit të New York Times “Perandoritë e Detit” përvijon udhëtimin befasues pesëqindvjeçar të Venedikut deri në majën e pushtetit, madhështisë e pasurisë, në një rrëfim epik, që nuk ka rivalë për sa u përket dramës e intrigave.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184726

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.

Në midis janë tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet.

Duke u bazuar në dëshmi të dorës së parë rreth betejave të përgjakshme detare, negociatave të shkathëta e manovrave diplomatike, Crowley pikturon një pamje të gjallë të këtij populli lakmitar e plot iniciativë dhe të territoreve të bollshme që ranë nën sundimin e tij.

Nga hapja e rrugëve të erëzave deri te përplasja midis krishterimit dhe islamit, Venediku luajti një rol kryesor në konfliktet përcaktuese të kohës së vet, jehona e të cilave ndihet ende sot.

REVIEWS

“[Crowley] shkruan me një gjallëri befasuese, e cila betejat detare dhe rrethimet i nxjerr jashtë faqeve të librit.”
– The New York Times

“Crowley dokumenton kulmin e lavdisë së dikurshme të Venedikut me një simpati uordsuorthiane, të plotësuar nga dija mbresëlënëse dhe entuziazmi infektues.”

– Wall Street Journal

Ngritja dhe rënia e Perandorisë së Venedikut është një histori e parezistueshme dhe Crowley është një kronikan i përkryer.

Michael Prodger, Financial Times.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928184726
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDritan Koka
I ri1