Tito dhe shoket View larger

Tito dhe shoket

Jože Pirjevec A-005365

New product

Përshkrim i shkurtër

Një biografi e plotë, voluminoze, profesionale dhe shumë interesante. Shkruar nga një historian me karrierë të gjatë akademike, i cili në 1 qershor festoi 80-vjetorin e lindjes. Me një gjykim të ftohtë, mbështetur në dokumente të shumta arkivore nga disa shtete, autori slloven Jože Pirjevec vjen para lexuesit shqiptar me një botim dinjitoz, i cili do të pritet natyrshëm me kureshtje dhe interes të madh. 

More details

481 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928286796

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ky libër sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos si dhe për rolin e tij vendimtar për forminin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër. Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të cilat ruhen në arkivat personale dhe shtetërore në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të republikave të ish- Jugosllavisë. Ai gjithashtu hulumtoi mes materialeve që janë në dispozicion në arkiva të ndryshme në Washington, New York, Moskë, Berlin, Kajro, New Delhi...

Autori gjatë kërkimve të ndryshme arriti të kishte qasje edhe tek materialet e arkivave të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja si STAS dhe KGB, ku mësoi fakte të reja për vendimet e Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në momentet historike kyçe.

Për herë të parë, libri sjell detaje të panjohura nga përplasjet e forta të udhëheqësit jugosllav me Stalinin, flirtet me Çurçillin dhe presidentin amerikan, Nikson, si dhe ndihmat ushtarake dhe ekonomike që përfitoi nga SHBA dhe Anglia.

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages768
ISBN9789928286796
RedaktoriDhurata Agalliu Dino
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiShpresa Rupar
I ri1