Ame vajze View larger

Ame vajze

Sokol Pepekolaj A-004437

New product

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928033901

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ditën tjetër Titini tha se makinën s’e kish marrë për ekspozitë. Ata duhej ta bënin një udhëtim për diku me të. Ia vlente, të shkonin në një pikë turistike, d y se ku mund të shkonin. Ranë dakord që të shkonin në një lokal, diku në kodrat e qytetit. Ishte një lokal mjaft i frekuentuar dhe nga prania e shumë njerëzve edhe makina do të tregonte patjetër rëndësinë e tyre.

Tani Titini e mori makinën vetë duke thënë edhe një shprehje fetare nëpër dhëmbë, diçka si lutje. Makina nxitonte, ajo sikur donte të dilte nga duart e shoferit, ishte e re e bukur dhe e fuqishme.

Titini ndaloi në një semafor. Pas tij vinte Fabi i cili po ecte shpejt me makinën e vet. Ata shkojnë dhe ndalin në një semafor. Fabi ishte vonuar dhe po ecte shumë shpejt me makinë.

- Po ai budallai përse dreqin ka ndaluar, - mendon me vete Fabi. Ai fillon duke i rënë borisë, por asnjeri nuk lëvizte, sepse s’kishte ku të shkonin, jo për gjë tjetër.

Epo me që nuk po lëvizni me dëshirë, atëherë po ju detyroj unë që të lëvizni. Ai futet në krahun e kundërt dhe po i jepte shumë shpejt makinës, derisa e goditi makinën e Titinit.

– Po pse dreqin nuk po ecën, - i thotë Fabi Titinit.

- Pse, kam ku të eci? A nuk po e shikon semaforin, apo mos vallë je qorr?

- Ika e mos na e çaj kokën ...

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages326
ISBN9789928033901
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1