Shqiponja Axhami Trota BXH0083
New product
Shqiponja Axhami – Trota vjen me nje tjeter liber te ri, por kesaj radhe ne prozen e shkurter, - nje permbledhje me prurjet me te mira qe autorja ka ne prozen e shkurter, i pergatitur per botim nga shtepia botuese Uegen
10 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
ISBN | 9789928036070 | |
TREGIME QË JANË SHKRUAR E LEXOHEN ME NJË FRYMË
Xhevair Lleshi
1. Gungaçi
Një tregim interesant, i ndërthurur mes realizmit dhe surealizmit. Gungaçi bëhet shenjt dhe ndërkaq nuk e duron shenjtin. Nuk e harron ditën e paharruar të vetëflijimit, atë ditën kapitale kur u hap fjala se ai ishte i zakonshëm, thjesht një gungaç. Mirëpo dikush pat thënë se te njerëzit që shenjtërohen nuk gjykohen kur marrin vendime. Dhe të nesërmen për herë të parë ndihet i dyzuar dhe i acaruar, sikur t’i kishin marrë skeptrin e fatit. Ngjit shkallët me të shpejtë me fytyrë të murrëtyer dhe shpërthen me cinizëm! Nuk ishte klithmë vulgare, as e heshtur dhe as e vetëpërmbajtur...
Një subjekt në dukje i hallakatur dhe një botë e ndëkryer shpirtërore, pa të meta dramaturgjike dhe me pikë kulmore tejkalimin e vetvetes. Mund të vihet re te shkrimtari një nënvetëdije e pafajshme. A nuk duket se është i fshehur një Shekspir brenda vetes sonë? Ndaj dhe kemi një qëndrim mjaft njerëzor për karakteret, madje edhe për gjërat që duken absurde, apo lajthitje prej mosdurimit të madhështisë së tjetrit, pa harruar se gjithçka mund edhe të pritet ftohtë...
2. Një natë për burrin
Është i mrekullueshëm im shoq, do të thoshte njëra nga gratë. Por kjo s’do të mjaftonte. Tregimi tingëllon fort si një thirrje e ndërgjegjes së trashëguar të një zakoni absurd. Një vend dhe një sjellje romantike, asnjëherë nuk është mëkat edhe kur e përmend, duke shpresuar më kot se mos ndeshet fare rastësisht, po askush s’bëhet i gjallë në veprimin e brendshëm dramatik të tregimit. Prandaj dhe sa vjen dhe tensioni rritet, duke lozur me vetëdijen e popullit brenda planit moral dhe me një sarkazëm të hollë. Atë natë isha i dehur nga suksesi, dhe kur je i dehur nga suksesi prej mashkulli, po edhe i torturuar nga mosveprimi, nuk vë dot re se ndërkohë morali s’të pengon më. Pastaj në mënyrë fine e të hollë me një sarkazëm të rrallë dhe elegante e pranon që bëhet një provë pa të keq për jetën seksuale të Rexhës, duke dashur të zgjidhet një dilemë e madhe shpirtërore. S’ka si dashuria! Të duket sikur thërrasin pa e shprehur të gjitha personazhet gra të një burri, sikur nënvizon autori me një tallje të përmbajtur.
Gjithkush e kupton. Por s’ka ç’të bëjë. Duket sikur Rexha i gjorë bërtet se këto qenkan marrëzi. Si një poshtërsi që lind një sonatë patetike. Ne s’do të jemi më një ditë, pluhur do të bëhemi, po ka për të mbetur arti i shkruar, dokumentimi. Ne jemi mjete të shprehura, shkaku i gjendjes patetike, i sonatës poetike tallëse, si një gjë e harruar po edhe si një sarkazëm dashurore të tregimit që merr një gjallëri të rrallë...
3. Mrika
Kush është Kurva? - e pyeti të ëmën vajza që tundte në duar ajrin e murrëtyer, duke përhapur aromën dehëse të një shpirti të trembur.
Dhe kjo gjetje fantastike, pa kohë dhe pa hapësirë, pa këto dimensione të mahnitshme si shtylla të veprës letrare, bëhet thelbi, nukli i tregimit. Dhe vjen natyrshëm! Një fjalë e vetme që kthehet në pikën mbështetëse për të kuptuar jetën, të vërtetat dhe ngjarjet që vijojnë bëhen sfond, një subdominant plot kolorit. Diku në fshat, buzë një are me elb, me një gjel deti dhe me dy të vrarë dhe tre të tjerë që japin kuptimin e fjalës kurvë. Tregim modern. Në fshat, atje ku të njohin të gjithë, ku njerëzit janë të thjeshtë dhe natyra të pranon siç je. Në fshat të presin dhe bëjnë ç’t’u teket, apo jo, të binden, se atje s’ka famë dhe krenari, po punë dhe besim te Zoti. Atje të marrin me të mirë dhe as që pyesin për ankimet e tua, nuk i ndien më as dhimbjet, as ulërimat, madje të kthejnë krahët dhe të lënë si një këlysh qeni e s’kujtohen më për ty, për ne, apo jo? Në fshat, e di ti apo jo, ku më i forti rron dhe më i dobëti vdes e shkon. Në natyrë, në vresht, ndoshta atje vriten dhe ringjallen, ku i duhet, sa herë kthehesh prej andej ndjehesh më mirë, ku gjithnjë pothuaj të duket vetja sikur sapo ke lindur. Pastaj pyjet ku shpesh kalon janë të dendur, me një bukuri mitologjike, të bëhen sikur do të shfaqen qenie hyjnore, veç nuk dëgjon gjë, as trokun e kuajve, as fishkëllimën e erës. Dhe mos harro se po shkon në një fshat ku s’ke qenë kurrë më parë, për të cilin ke dëgjuar se shfaqen dhe ndizen zjarre dhe aty mund t’i ftosh njerëzit që do - në orgji të papara ose thjesht nga një fjalë e panjohur: Kurva!... Ja, kaq të thjeshta po edhe të komplikuara janë gjërat, pa hapësirë dhe pa kohë, si përrallat dhe ëndrrat...
4. Zonja e mirë dhe gra të tjera
Duket se do të jetë një tregim i shtruar, por befas ai nuk do të ngjisë të përpjetën e thepisur, që tejkalojnë njeriun dhe përplaset pas magjive, shërimit me shikim dhe me plaka; të vërtetat dhe rrenat, nëpër monopatet e rritjes së njeriut, duke u nisur nga gjërat e thjeshta dhe duke përfunduar në majat e panjohura. Duket se në rrugën e formimit si karakter të dalin pengesa pa fund dhe drejt teje zgjaten duar për të shkuar diku larg ose edhe fare afër, mjaft që të ndjesh një nevojë... Ja, ju, nuk e kini parë? Duke u rritur nuk e kuptojmë pse ne nuk u bashkuam dot për të triumfuar? Nuk e kemi kuptuar? Apo s’ka mjaftuar koha dhe /ose ka qenë larg horizonti. Po, ç’rëndësi ka nëse ndodh ndryshe? Thuajse të gjithë e dinë: kjo ndodh prej dhimbjes. Ajo, pikërisht ajo ta shkatërron dashurinë. Dhimbja. Ju do të pyesni, dhimbja fizike apo ajo shpirtërore? Befas kuptojmë se përballë dashurisë dalin aq e aq vuajtje nga shumë sëmundje lënguese. Mund të ndodhë që personaliteti të poshtërohet thellë në shpirt edhe kur është i paepur... atëherë kur njeriu s’mund të mbajë më dhimbjet, duke arritur në përfundimin e gabuar se qenkej e turpshme që të dashurosh. Dhe, ndoshta, nisur prej kësaj, njeriu nuk dashuron më sepse dhimbja nuk e la... Kurse në të vërtetë ndodh kthesa e fortë: djali kupton, revoltohet, bëhet njeri dhe futet në rrugën e dashurisë...
5. Unë kurrsesi s’mund të jem vrasës i tim eti
Tanimë, skena është mbushur përplot dhimbje dhe dashuri. Ndriçonte e tëra. Flakët e larta të dhimbjes i japin jetës kuptim të madh, janë kristal me një vezullim zjarri, që hedh në shpirt një shi drite të shkëlqyer. Të ngritura lart, dritat e paraskenës, domethënë ato që ndodhin në tregim, po edhe nënkuptohen prej tij, hedhin një fluks ndriçimi që ndez thellë në nënvetëdije, e na sjell një trashëgimi prej përralle, në kontrast me meskinitetin shpirtëror që ndodh në të vërtetë mes atit dhe birit, dhe qëndrimi ndaj asaj që ndodh. Në subjekt ndihen dhe gati dëgjohen ca dridhje të lehta flauti shpirtëror, ca psherëtima të mbytura kori në gjendjen shpirtërore, tinguj të melodishëm violine, të gjitha vinin e ngriheshin lart, e pastaj fluturonin në mes të zallamahisë së zërave që shtohen ca e nga ca derisa personazhin kryesor e vetëdijësojnë, madje i japin kuptim asaj që fillon në tregim me faktin kur djali i thotë të atit më mirë vritmë mua se sa të rrahësh kalin! Çfarë madhështie!
Gjithçka brenda tregimit, personazheve dhe gjithë asaj që nënkuptohet zhvillohet me vrull, aty flitet së brendshmi, ka lëvizje, fluks-reflukse, shmangie, meditim, moral dhe përqendrim. Rrëmuja e botës së brendshme herë-herë është aq e madhe, saqë në çdo rast merr përmasa të habitshme, duke krijuar një valë të madhe vetëdijesimi dhe ‘kryengritjeje’ shpirtërore që s’ka të reshtur. Aty mund të dëgjosh sinjale thirrjesh e kumtesh, fëshfërima meditimi të këndshëm e të sinqertë, një paradë e vërtetë shpërthyese në shpirtin e djalit ose të atit. «Sepse në momentin kur do t’më duhej që t’i zhysja në gjumë, do t’më duhej të vrisja tim atë, trajtën e fundit të tij. Por unë kurrsesi, s’mund të jem vrasësi i tim eti», shkruan në mbyllje të tregimit, autori.
5. Mos qaj, djalë!
Një ndërthurje tërheqëse në subjekt, midis reales dhe fantatikes, një bote që nuk ekziston, duke ecur në vendet ku rrogomiset letërsia, e cila tenton të ecë gjithmonë majave, aq më tepër që ëndrra kemi plot po edhe s’kemi, duke ia lënë në dorë lexuesit që s’di se ka edhe në kopshtin tonë shkëmbor idhuj me krena të padukshëm, sepse o nuk i lexon dot, o e hedh mënjanë se ndoshta vjen kundër shijeve të tua. Pra letërsia që shkruan Shqiponja Axhami-Trota, poetesha, tregimtarja dhe romancierja që jeton në Britaninë e Madhe, ushqehet nga mendimi i lirë, ushqim që s’mund ta hajë njeriu që kemi afër, kushdo qoftë, pasi ajo është megjithatë e orientuar saktë prej mendimit kritik të specializuar, e cila nuk ia hyn më të lehtës dhe më zbavitëses, letërsisë së thashethemnajës, të verdhës dhe rozës, në një farë mënyre përtypet, gogësin, rron njëfarësoj kur është pranë kësaj letërsie. Përkundrazi. Ajo e ndien se nuk është e lehtë të jetosh midis gjërave kaq të rëndomta që të rrethojnë pa pikën e kujdesit dhe pa pasur në vëmendje ato të bukurat përplot madhështi. Ajo sikur të thotë se kërkon të ndihet si Kadareja, jo thjesht si shkrimtar i madh, po edhe një shkrimtar i lirë në demokraci, që nuk merr nga shteti shqiptar asgjë, por e largon menjëherë këtë ide, ndaj dhe është në kërkim të vazhdueshëm, majtas e djathtas, duke depërtuar thellë brenda vetes, për të shkruar ato që ndien dhe në disa dimensione, duke ndjekur ritmin e gjakut, frymës që i vjen si rrymë e fuqishme gjithnjë nga lart, prej dashurisë për të shkruarin, pasi letërsia e saj është ndryshe... Prandaj thotë kurdoherë me zë të lartë : Mos qaj, djalë! Kurrë!...
6. Veterineri
Një udhëtim me makinën e ëndërruar që nga fëmijëria, të bën të ndihesh tjetër njeri, madje edhe i dehur e të flesh në dëborë. Nesër prapë do të bënte të njëjtën gjë, një ditë tjetër të hidhej edhe lakuriq në liqen. Nga aktet jonormale mund të bëhesh njeri shumë i njohur, edhe në profesionin e veterinerit... Si dikur personazhet e vegjël... Prandaj uronte të mos e humbte rastin... Mirëpo ankthi i udhëtimit shoqërohet me makthin e një stuhie të paparë, me një përshkrim të thukët, me ndjenjë e gjuhë të një madhështie tjetërsoj, pa luhatje të mëdha ndonëse në kushte tejet të vështira. Duke ndjekur hapat e tregimit provon një ndjenjë vetasgjësimi. Në kontekstin e ri kjo do të thotë që të ndjesh pas shpine apo përanash një hije të huaj që, gjithsesi, është e rëndë, e papërballueshme. Ritmi është i lartë e ndjek gati i mbytur në djersë. E gjitha është vërtet një stërmundim, po të mendosh natyrën delikate të personazhit, poezinë, pafajësinë, përballë asaj që ka ndodhur. Mjaft interesante të duket përpikëria e një pulsi në një trup të shëndetshëm, tronditës dhe përplot mister, diçka e largët dhe e afërt, në një kontekst të pazgjidhshëm, të thuash si ajo mjegulla që mbulon viset që kërkon, me një guidë herë të dukshme e herë të padukshme që gjithsesi t’i lë gjërat në mes duke të nxitur drejt enigmës. Kemi të bëjmë me një stil fin, plot të papritura, spektakular, ngujuar në botën e trazuar të vetvetes...
7. Bretkosat
Përse vjen ky tregim tek ne? Ai mbetet, pas leximit dhe nuk largohet asnjëherë, as si një mysafir nate, veç afrohet, ia ndjejmë frymën, manierën e hollë për të parë shpesh nga dritarja, ose mbi shegë, për të lëvizur mendimin me gisht, kudo që të ndodhet, në shtëpi, në arë, në pellg, në pyll. Ç’guxim i marrë të thuash këtë përshtypje gati trillane, po unë s’heq dorë, kjo më duket kaq e prekshme dhe e besueshme, vetëm se mbetet të gjej argumentin për këtë fakt. Në të njëjtën kohë gjen estetikën e kotësisë dhe banalitetit, që të trondit për gjithë jetën. Po, po, kjo është përshtypja, për gjithë jetën. Po si ndodh? Të presin mirë, ndërsa në kopsht gjithë kohën këndojnë bretkosat, të cilën e lexon dhe vë buzën në gaz. Ndonëse të duken false, një sprovë e dështuar për të imituar diçka të rëndësishme. Detajet, ato pak detaje, janë kaq shprehëse dhe të çuditshme, si diçka e zënë në befasi, me një pandehmë sekreti sugjestionues, ndonëse s’kanë asgjë të tillë, se shpejt ia beh tronditshëm një skenëzë që nis me sentiment dhe përfundon me shaka. Kështu prezantohet personazhi kryesor në gjithë endjet e tij si një metaforë... Edhe aty ka ëndrra, ca të zmadhuara e tërë laryshi, po ama ka. Dhe pas gjithë endjeve asgjë s’bëhet. Asgjë. Djaloshi që kërkon të gjejë veten e të burrërohet kthehet fillikat, pa ëndrra, por jo i mposhtur, vijon të bëjë po atë jetë, po tashmë me dëshirën të shkojë ushtar, ndonëse pa entuziazëm, i rrethuar nga trishtimi, mërzia, shakaja, keqardhja... Kjo qenkej jeta! Mbaron tregimi, po s’mbaron në të vërtetë. Se ai të është injektuar në gjak. Kaq. Faleminderit, i themi autorit...
8. Turtulli
Dhe s’ka faj autori. Dukej sikur ta kishte pësuar. Me tregimet e tjerë. Vërtet personazh i bukur, i thukët, po ku është e vërteta? Mos duhej shtuar një skenë, ajo e fundit, takimi me ngjyrën e mutit dhe turtullin? Këto shtesa e heqje, ndodhnin rëndom në çdo tregim, si në një film. Ditë e paharruar. Pasdite i bie goditja fatale dhe nënvetëdija e shkrimtarit e fut në korridorin e ngushtë, si shtrunga e vdekjes, për të përfunduar në abys, në vrimën e zezë. Por askush nuk gjykohet kur merr vendime. I acaruar, sikur t’i kishin marrë skeptrin. Ngjit shkallët me të shpejtë me fytyrë të murrëtyer dhe shpërthen me cinizëm për ngjyrën që do të kishte turtulli pas amshimit përfundimtar. Askush nuk e pret prej tij këtë klithmë vulgare, sepse jemi mësuar ta shohim të heshtur, të vetëpërmbajtur. Edhe kur nuk i shkon, as e mira dhe as e keqja, gjithnjë brenda vetes, siç mund ta këtë të fshehur çdo njeri tjetër. Dhe si përfundim kemi një tregim tjetër shumë të bukur dhe tejet interesant.
9. Për dreq ka ende tartabiqe
Është po e njëjta gjë sikur ta themi me fjalë të tjera: ata të dy dialog njëri mbi tjetrin. Dhe kur qëllonte ndonjë dezertim i ëndrrës, shqiponjat e vigjilencës e pikasnin, i ngulnin çaponjtë e hekurt, e shqyenin, e grinin. Dhe matanë bunkeri i tepricave të kolibes, i heqjes së ëndrrës. Këtu futej dhe përputhja e të dyve. Ç’dialog interesant! Dhe aq e natyrshme, dhembja, premtimet, grabitja, përsëritjet kobndjellëse, qëndrimet... por që largohen vetvetiu dhe brutalisht. Pse, a s’qe e vërtetë? Ato dialogë të jashtëzakonshëm mund t’i mendoje si fantazmagori: të gjatë, origjinalë, tërë sarkazmë, gjithmonë në gjysmë dritë, prej volumeve të ngushta. Arkitektura e përmasave natyrore ishte transferuar në koliben e ngushtë. Aty kemi haraç të rëndë. Atë botë bën krye përshtatja. Maska është edhe kaq afër vdekjes një farsë, si dyfytyrësi, pikërisht ajo që luhet përditë, ku fytyrat e vërteta humbasin në luftën për ekzistencë dhe nder. E ç’lavdi zeza! E megjithatë edhe në ato çaste tragjikomike Maxhuni dhe brigadieri gjejnë ngacmimin dhe poshtërimin moral. Aty, në atë gjendje shkon dhe bën majë: çmimi kumbues i nderit, tartabiqet, akrepët, jeta që i dhimbset, brejtje ndërgjegjeje, ca çaste krenarie ku ‘racioni’ i nderit njëfarësoj e humbte kuptimin...
10. Rrëfimi i mramë i Jahës
Ku janë sot ato përpjekje për të mbarsur malin e për të pjellë një mi? Aty këtu, për nostalgjikët e një tregimi të mirëfilltë. Po të kesh tregimtarin pranë ai do të mblidhet grusht e do të pëshpëritë: Jo, jo, këto skena m’u imponuan rastësisht, vetvetiu, këtu shtohen këto fjalë, historia mbaron këtu, po ndërkohë më diktohet të shtoj skenën e fundit, ndryshe gjithçka do të përfundonte në koshin e plehrave. Ndoshta ishte një kompromis i rastit, që u aplikua në lindje, por që këtu shndërrohet në një mallkim, duke u përkëdhelur shpirtërisht në ato skena si qeliza të shkartisura, gjithnjë duke e marrë veten me të mirë! Sepse gjetja artistike nuk imponohet, se dhe përbindëshat artistikë ngrihen mbi subkoshiencën artistike.
Një nga ata që më duken se e kishin këtë jetë të dytë brenda vetes, ishte Jaha, i vdekuri trung, para një shpirti të hajthëm, tejet miqësor, i ngrohtë, që nuk shfaqet, sepse qe gjithmonë i zënë me vetveten dhe kumtin që bart. Madje ai mendon edhe çastin kur do të mbetet në kotnajën e ditëve pa cak, pa atë hollësinë e zbardhjes së ditës dhe daljen e diellit përmes reve, i rrethuar nga tharmi i të vërtetës, që trondit shpirtin dhe mbahet mend... Në këtë tregim dashuria këputet në mes për shkak të së vërtetës së hidhur e të fortë, në një tjetër, që nuk arrin të shpërngulet në shpirtin e zbardhur prej tmerrit të frikës dhe i asaj që përjeton; e kështu me radhë, realiteti i parë bëhet edhe i fundit, derisa personazhi kryesor mbetet me vetveten në dorë...
11. I verbri
Do të doja të qe vërtet i verbër. Kjo më kujton një plak në rrugicën time, i cili nuk shikonte, domethënë qe i verbër. Rrinte në sofat tek porta e shtëpisë, ulur në një postiqe të madhe të bardhë, që duket se e mbante ngrohtë. Ai i njihte të gjithë njerëzit me emër e mbiemër, i dallonte nga zëri dhe sidomos nga aromat. Si gratë edhe burrat. Mua, njëherë, më ka habitur keq ai plak: - Hë mo, më tha, pse po kalon këtej, ti zakonisht del nga sokaku tjetër!... Natyrisht qesha, duke i thënë me zë të ulët: - I ke rënë pikës, xha Farù!...
E njëjta habi, më duket se përshkon edhe tregimin «I verbri». Kjo gjendje artistike nuk të befason, por shërben si kontrapunkt i tregimit, pika e zgjidhjes. Ngjarja rrjedh natyrshëm dhe, ndonëse duket qetë, shpërthimi ruhet përbrenda, me një përshkrim të hollë situativ duke i vizatuar personazhet me kursim, si për të vënë në dukje tiparet e veçanta të tyre, qoftë edhe me një fjalë të vetme. Po, sigurisht, ky tregim i shkurtër të mbetet në mendje për një kohë të gjatë...
12. Muti
Ti e lexon tregimin «Muti» dhe të duket, në mbyllje të tij, se sapo je zgjuar nga një ëndërr tejet reale në trajtën e një përralle, sepse edhe në tregim jemi në pakohë dhe në pa-hapësirë. Jemi diku dhe në kohë gati-gati të papërcaktuara. Të duket se personazhi kryesor ishte një djalosh i hajthëm, që priti më tepër se koha e mjaftueshme dhe iku, pasi tashmë askush nuk priste më, sepse ai qe mbështjellë vetëm nga një fjalë e vetme dhe s’kish nge të merrej me gjëra të tjera jashtë fjalës së ngjizur në tru “mut”, shoqëruar me ca fantazma që ishin shtuar shumë ato kohë. Aty të vjen për të qeshur dhe po aty mund të mbytesh prej të qarit. S’di ku të ndalesh, të frenohesh paksa dhe ta shoqërosh djaloshin me atë nofkë të padurueshme, një shurdhmemec që edhe ai donte të rrinte ca në botën e tij ndryrë në kthina të padukshme të labirintit të jetës së hidhur. Aty sheh çkado, ndonëse përskithtas, por nuk e ka kurrë pranë atë djaloshin e njohur, që s’kishte asgjë të veçantë, përveç syve që i digjeshin si në ethe. Ethet që erdhën lidhur në djep prej fruthit, teksa mbeti fjala «mut» dhe një vuajtje të thellë në sy. Sytë e tij sikur i luteshin dikujt, se botës do t’i thoshte sekretin e madh të jetës, të asaj që shihte prej frëngjisë së ngushtë në formë të përmbysur që njeriu tjetër, kushdo qoftë, nuk arrinte ta shihte dot. Që prej andej, pra prej përrallës «Livando në dimër», po prej këtej, niste dhe mbyllej rruga e një jete të llahtarisur si ajo e tij. Dhe kjo duket krejt e natyrshme, me ndërthurje humori, talljeje, sarkazme dhe serioziteti që shfaqen aty-këtu si njolla të murrme...
Dy personazhe të tjerë, në dukje të zakonshëm, por që dinë të depërtojnë dhe të bëjnë për vete një zemër njeriu, mbytur në djepin arkëmort të dy jetëve, surbin ajrin e trashë të zierë vape në prush të diellit dhe akullohet në palcë të dimrit, e që gjithandej nuk ia shqit sytë që gjithkund mbetet një asgjë e re. As në momentet kur e shtyp nën duar e këmbë njeriun e lig, edhe kur shpirti mbyllet hermetikisht në plumbnajën e kohës, pikërisht aty ku nuk hyjnë dhe as vriten muzat, as në vendet ku gjallojnë qenie të zdrala prej përsëritjeve të një pasioni vulgar, molisur prej epshit, të nxehta e makute, shoqëruar me lakminë e hijshme e të pahijshme të kurmit, me një rrëqethje lektisëse e me një dhimbje të ëmbël, mbetur varfërisht si një mbresë të paharrueshme. Edhe në tingëllimën e paharrueshme të kotësisë së marrë e të rrezikshme, vuan e lëngon një jetë njeriu. Dhe kjo i dhemb fort shkrimtarit, shprehur me anën e përfytyrimit dhe gjetjeve artistike që të mbeten në kujtesë si vraga të mynxyrta jete ku mund të biesh lehtë në dashuri dhe po aq sa edhe të bësh marrina...
13. Pengu i një varrmihësi
Është një histori e thjeshtë, tejet e trishtë. Por jo vetëm kaq: është art i një shpirti të trazuar, krejt i vërtetë, bindës e që të gëlon në mendje. Shaba (Shabani) s’ia ndan sytë së vërtetës, edhe pse zhele, i vetmuar, i mbaruar, gjithnjë i mbërthyer në lak po me ata rioshë të dalldisur pas bëmave dhe fjalëve, shpifjeve të rrëzuara përrenjve dhe skërkave, ulje-ngritjeve përplot dallgë e stuhi - edhe këto fort njerëzore. Te ky derëzi nuk shfaqen kurrë as bardhoshet e as ato ezmerkat që kundërmonin erë trëndeline, pa dyshim që s’u qasej kurrë shtëpive, pronë e tij ishte jeta e mjerë, e ndyrë, e vrarë, e menderosur mos më keq. I zbehtë prej trishtimit, i mërzitur thellë në shpirt, vazhdimisht viktimë e dyndur në disa labirinte që mund t’i bënin gjëmën; që mund ta bluanin të gjallë. Ky ishte Shaba, ose Shabani, lopçari vullnetar pasi s’dinte të bënte gjë tjetër, e që hante mbi shpinë rrahjet, shpifjet, duke i ndenjur si thikë e ngulur dhelpërisht nga një surrat me shpirt të sterrosur si Ali Batakçiu. Pastaj autori thërret në ndihmë natyrën bashkë me gjetjet e mrekullueshme artistike, shoqëruar me lëng jete të vërtetë, të një niveli të lartë dhe pa një cen. Lexuesit i mbetet vetëm ta përpijë që në leximin e parë dhe t’ia përthithë me gjithsej shijen. Tregimi bart një kreshendo llahtarisht të bukur me skenën e fundit: ëndrrën e varrmihësit që të lë pa mend dhe të duket se asgjë tjetër s’pinte ujë para saj. Një mënyrë sesi ta sikteriste gënjeshtrën, që çdo herë ta çonte mendjen tek e vërteta, gjithnjë duke ndjerë një tronditje gati si një fatkeqësi, që vijnë papritur si hordhitë barbare dhe të rroposin përgjithmonë, duke u poshtëruar me një buzëqeshje të rrënuar triumfi...
Tiranë, më 2 dhjetor 2022
Lloji i botimit | Hardcover |
pages | 172 |
ISBN | 9789928036070 |
Redaktori | Gent Araniti |
Published year | 2023 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.