Poeme per emrin e saj View larger

Poeme per emrin e saj

Xhemal Ali Peci BXH0214

New product

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928035707

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Dashuria: si një frymëmarrje qiellore e atmosferës së parajsës! Dashuria është përshëndetje e engjëjve për yjet. Rishfaqja e dritës është si mbijetesa e shpirtit. Rima - ajo mbretëreshë e skllavëruar, ajo magji supreme e poezisë, ajo krijuese e metrikës sonë. Shpirti ka iluzione ashtu si zogu ka krahë: ata e mbajnë. Është një spektakël më i madh se deti, ai është qielli; është një spektakël më i madh se qiellibrendësia e shpirtit.

Te dashurosh të bukurën do të thotë të shikosh dritën. Të bashkosh infinitin e poshtëm - shpirtin me infinitin e lartë - qiellin, kjo do të thotë: Lutje!”                                    Viktor Hygo

“O ti e të humburës parajsë, Molla më e mirë!... I xixëllojnë sytë dhe qeshja që të rrëmben i rrëshqet prej goje; i shkrepën floku dhe i ndriçon balli si qielli i zbukuruar me yje... Pa pritur pashë një vajzë drite; ishte e purpurt si trëndafili dhe dashuria i rrinte afër... Ajo rrinte duke ndjellë një rosë dhe duke i thënë: Papare! Shpirti më rilindi dhe një flakë m’u ngjall në kraharor... Ndoqa gjurmët e saj, që dukej si hënë e ndritshme, edhe e pashë në buzë të thoshte: Papare! I pashë gojën prej të cilës i dilte mjaltë, sytë që shuanin yjet dhe ballin e mendueshëm që errësonte qiellin. Shpërndava mendimet e mia më të  trishtueshme, harrova brengat: u vura të qesh e jeta më ngjau e bukur.”

Zef Serembe

 Shiu e ka shkruar emrin tënd

Sërish hijet e mimozave bien mbi qepallat e syve të tu, bien të digjen në dhembjen e tyre, tek rrënjët e qerpikëve në kërkim të pikave të shiut e etjen dhe mallin e shuajnë derdhur nëpër ninëzat e dashurisë - tek përpëliten mbi sytë e tu. E vargu i veshur me të kaltrën e qiellit bie në pentagramet e fjalëve e përmbi vargjet, tufëzat e fjalëve ngrihen si pirgje malli dhe përgjërimi.

Platitet dhembja si pikëllimi i shiut në polemin e luleve të majit e në trëndafilat me sy dielli, platitet siç platitet dhe tingulli i vajit të përflakur të violinës në  gishtërinjtë që u bien telave me fije dielli!...

 

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928035707
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1