Xhemal Ali Peci BXH0214
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 9789928035707 | |
“Dashuria: si një frymëmarrje qiellore e atmosferës së parajsës! Dashuria është përshëndetje e engjëjve për yjet. Rishfaqja e dritës është si mbijetesa e shpirtit. Rima - ajo mbretëreshë e skllavëruar, ajo magji supreme e poezisë, ajo krijuese e metrikës sonë. Shpirti ka iluzione ashtu si zogu ka krahë: ata e mbajnë. Është një spektakël më i madh se deti, ai është qielli; është një spektakël më i madh se qiellibrendësia e shpirtit.
Te dashurosh të bukurën do të thotë të shikosh dritën. Të bashkosh infinitin e poshtëm - shpirtin me infinitin e lartë - qiellin, kjo do të thotë: Lutje!” Viktor Hygo
“O ti e të humburës parajsë, Molla më e mirë!... I xixëllojnë sytë dhe qeshja që të rrëmben i rrëshqet prej goje; i shkrepën floku dhe i ndriçon balli si qielli i zbukuruar me yje... Pa pritur pashë një vajzë drite; ishte e purpurt si trëndafili dhe dashuria i rrinte afër... Ajo rrinte duke ndjellë një rosë dhe duke i thënë: Papare! Shpirti më rilindi dhe një flakë m’u ngjall në kraharor... Ndoqa gjurmët e saj, që dukej si hënë e ndritshme, edhe e pashë në buzë të thoshte: Papare! I pashë gojën prej të cilës i dilte mjaltë, sytë që shuanin yjet dhe ballin e mendueshëm që errësonte qiellin. Shpërndava mendimet e mia më të trishtueshme, harrova brengat: u vura të qesh e jeta më ngjau e bukur.”
Zef Serembe
Shiu e ka shkruar emrin tënd
Sërish hijet e mimozave bien mbi qepallat e syve të tu, bien të digjen në dhembjen e tyre, tek rrënjët e qerpikëve në kërkim të pikave të shiut e etjen dhe mallin e shuajnë derdhur nëpër ninëzat e dashurisë - tek përpëliten mbi sytë e tu. E vargu i veshur me të kaltrën e qiellit bie në pentagramet e fjalëve e përmbi vargjet, tufëzat e fjalëve ngrihen si pirgje malli dhe përgjërimi.
Platitet dhembja si pikëllimi i shiut në polemin e luleve të majit e në trëndafilat me sy dielli, platitet siç platitet dhe tingulli i vajit të përflakur të violinës në gishtërinjtë që u bien telave me fije dielli!...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| ISBN | 9789928035707 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |