Transkasioni View larger

Transkasioni

Dashnor Kokonozi BXH0060

New product

Përshkrim i shkurtër

Tregimet e D. Kokonozit bëjnë pjesë në traditën e mrekullueshme të tregimeve të shkruara shqiptare, përshirë këtu edhe Naum Priftin, Dhimitër Shuteriqin, Roland Gjozën etj. Dashnor Kokonozi më tepër i është kushtuar romanit, eseve të udhëtimeve, por tregimet e tij përmbajnë nota interesante reale, ndjesi dhe mbyllje të papritura.

More details

4 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928035974

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Jeta dhe eksperiencat e jashtëzakonshme të autorit frymëzojnë gjithë tregimet e tij. Pavarësisht ndonjë ideje për mbështetjen në rastësi dhe trillime, D. Kokonozi ushqente simpati për të shtypurit e dikurshëm e të sotëm, gjë e veçantë mes shkrimtarëve shqiptarë të epokës sonë. Një epokë të cilën e përshkruan me qartësi të hatashme. Pavarësisht se disa tregime lidhen ngushtë me ndërgjegjen dhe me qëndrimet politike të fundshekullit njëzet apo fillimshekullin XXI, ndërkohë që shërbejnë si shembuj me vlerë të mënyrës sesi jetohej në një kohë kur socializmi e bëri skllav të ideve komuniste dhe lufta e tij për t’u çliruar i përkiste vetvetes, sidomos një brezi më larg.

Në këto tregime, mbylljet luajnë më shumë se një rol: me goditjen e duhur, nënkuptohet plotësia dhe fundi i tregimit; tregimet e shkurtra dhe të arrira s’mund t'i referohen asgjëje tjetër, madje as historive të tjera. Ato janë artefakte, objekte të plota në vetvete, të kufizuara dhe të përsosura; por, mbi të gjitha, fundi e zgjeron në mënyrë retrospektive fabulën, e ndriçon befas, pa e tepruar me ngarkesa të kota kuptimore.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages148
ISBN9789928035974
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1