Shkalla e mireqenies

Wallace D. Wattles A-003640

New product

Përshkrim i shkurtër

“Shkenca e Mirëqenies është një libër pragmatik prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që duan mirëqënie në jetë. Autori na ofron konkluzione dhe këshilla si rrjedhojë e meditimit dhe provojës së gjatë jetësore. Ligji i Tërheqjes që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete më të mirë, bazën e ka te Wallace Wattles. Libri fund e krye bazohet në filozofinë Hindu: E tëra është një, një është tëra.

More details

13 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951721004

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pjesë nga libri

Siç pohon titulli, libri merret me shkencë, jo me spekullime. Teoria monistike e universit - teoria se materia , mendja, vetëdija dhe jeta janë të gjitha manifestime të një Substance – tani është pranur nga shumica e mendimtarëve; dhe nëse e pranoni këtë teori, ju nuk mund t’i mohoni konkluzionet logjike që do ti gjeni këtu. Dhe ç’është më e mira, metodat e përshkruara të mendimit dhe të veprimit janë testuar nga autori në rastin e vet, dhe në rastin qindra të tjerëve gjatë dymbëdhjetë viteve të praktikimit, me sukses të vazhdueshëm dhe pa dështim. Për “Shkenca e Mirëqenies” mund të them se funksionon; dhe se kurdo që dikush i bindet ligjeve të saj, nuk mund të dështojë së funkksionuari për aq sa mund të dështojë funksionimi i shkencës së gjeometrise. Nëse indet e trupit tënd nuk janë shkatërruar kaq shumë sa që vazhdimi i jetës të jetë i pamundur, ti mund të bëhesh mirë; dhe nëse mendon dhe vepron në një Mënyrë të Caktuar, ti do të bëhesh mirë....

Shëndeti është funksionimi përsomërisht natyral i jetës normale. Është një Parim i Jetës në univers; ai është Substanca e Gjallë, nga e cila ndërtohen të gjitha gjërat. Kjo Substancë e Gjallë i përshkon, i depërton, dhe i mbush ndër hapesirat e universit. Në gjendjen e vet të padukshme ajo është në dhe nëpër të gjitha format; e prapë të gjitha format ndërtohen nga ajo.

Data sheet

pages134
ISBN9789951721004
Published year2016
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRidvan H. Bunjaku