Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit View larger

Shendeti dhe suksesi permes meditimit

Radovan Starc, Hetem Ramadani MRE0400

New product

Përshkrim i shkurtër

Një libër me vlera të jashtëzakonshme për të njohur vetveten dhe potencialin brenda teje; një përqasje shpirtërore, e shoqëruar me një përqasje objektive, në rrugëtimin tënd për të qenë i suksesshëm në jetë përmes meditimit, një prej teknikave që garanton përshtatje, qetësi, energji dhe kreativitet të vazhdueshëm....

More details

171 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botime Koliqi
ISBN9789928444042

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Qëllimi i këtij libri është t’ju informojë dhe t’iu bindë për një jetë të shëndetshme dhe fatlume sipas natyrës specifike njerëzore. Meditimi ka efekte të vërtetuara tashmë edhe shkencërisht si antistres, dhe çlirues të mendjes dhe trupit. Përmes meditimit ne arrijmë edhe qëllime të tjera, siç janë përmirësimi i aftësisë njohëse (kujtesa, përqendrimi), përmirësimi i gjumit, rritja e kreativitetit, përmirësimi i gjendjes shëndetësore, shtimi i kreativitetit dhe arritja e suksesit në sipërmarrjet tona të përditshme. Libri përmbledh dijet më të fundit të akumuluara nga autorët përmes studimeve dhe përvojave praktike të Hetem Ramadanit, i cili përmes meditimit ka arritur që të shërojnë dëmtimet në këmbë, apo ka aplikuar rastet e trajtimit të tumoreve apo sëmundjeve në zemër tek miqtë e tij.

Edhe pse tema është paksa e komplikuar, stili i librit është i thjeshtë, është i lehtë dhe i kuptueshëm për shumë lexues.

Ky libër iu drejtohet menaxherëve, mjekëve, ekspertëve të shëndetit, juristëve, inxhinierëve, artistëve, shkencëtarëve dhe atyre që kanë probleme me shëndetin. Por, ky libër vlen për këdo që kërkon një jetë më të mirë në aspektin shëndetësor dhe më të suksesshme....

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages182
ISBN9789928444042
RedaktoriDavid Hudhri
Published year2018
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikollë Berishaj
I ri1