Hak Xha Han Mun A-006346
New product
Zbuloni historinë e patreguar të Hak Xha Han Mun, vajzës nga një fshat i vogël i Koresë së Veriut, e cila tashmë njihet nga miliona njerez si Nëna e Paqes. Historia e saj e dhimbshme na tregon për një fëmijëri të dhunuar nga lufta, për sprovat e besimit dhe për marrëdhënien me bashkëshortin e saj të ndjerë, Rev. Son Mjong Mun. Tregon se si ata të dy, së bashku, ndërtuan një lëvizje të gjerë ndërkombëtare, që ka në thelb të saj krijimin e një bote të paqes.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | GLA | |
ISBN | Manjola Vasmatics | |
Libri fillon me një nga risitë që dr. Hak Xha Han Mun ka iniciuar në shërbim të paqes në botë, çmimi i Paqes SunHak, që denjësisht mund të jetë i barazvlefshëm me atë të çmimit Nobel. E pastaj natyrshëm libri të fut në historinë e fëmijërisë së saj. Rëndësinë dhe domethënien e të lindurit vajzë ne familjen ku ajo lindi, sfidën dhe rrezikun e kalimit nga Koreja e Veriut në atë të Jugut në kohë lufte, adoleshencën dhe vetëdijen e të lindurit me një mision të rëndësishëm jo vetëm për veten por për të gjithë botën. Takimi me burrin, me të cilin do të konkretizonte misionin e jetës së saj, si dhe rrugëtimin e të bërit Nëna e Paqes për gjithë njerëzimin.
Është një tregim i fuqishëm emocional, intelektual dhe praktik i një gruaje të jashtëzakonshme që u dha jetë dhe vizion jo vetëm 14 fëmijëve të saj biologjik por miliona të rinjve që iu bashkuan idesë së tyre në ndërtimin e paqes në botë. Një tregim i mbushur me dhimbje, lot dhe sfida të paimagjinueshme e në të njëjtën kohë mbushur me shumë shpresë, vizion dhe dashuri.
KOMENTE
“Puna e Federatës së Paqes Universale për paqe është shumë e nevojshme për botën sot, aq më tepër për rajonin e Ballkanit. Nuk kam dyshim se autobiografia e Nënës Mun do i ndriçojë dhe do u japë shpresë e frymëzim të thellë të gjithë atyre që do e lexojnë”.
— Alfred Moisiu, president i Shqipërisë (2002-2007)
“Libri i kujtimeve i dr. Hak Xha Han Mun, si përmbledhje e përjetimeve më të zgjedhura të jetës së saj, është shembull i përkushtimit jetësor të një Nëne që, bashkë me familjen e saj, kapërceu kalvaret më të rënda që sfiduan jetën e saj. Rrëfimi i saj është i sinqertë e i drejtpërdrejtë. Është rrëfim për jetën dhe sfidat e saj. Është rrëfim i shkrirë në një projekt të madh dhe jo të pamundshëm. Projekti i Lirisë, i paqes së qëndrueshme, i progresit dhe i zhvillimit të gjithanshëm nuk ka çmim. Kësaj rruge ajo, bashkë me bashkëshortin e saj, iu qas që herët dhe me devotshmëri”.
— Prof. dr. Fatmir Sejdiu, president i Republikës së Kosovës (2006-2010)
REVIEW
Libri me kujtime i Nënës së Paqes do të shërbejë si udhërrëfyes për përmbushjen e misionit të Paqes në botë nga të gjithë brezat e Ambasadorëve për Paqe. Në këtë libër, ajo tregon se ndjen praninë e bashkëshortit të saj të shtrenjtë, me fytyrën që shndrin nga gëzimi e lumturia. Në finalen e librit të saj unik, Nëna e Paqes konkludon se e vetmja shpresë është t’i sjellësh gëzim njerëzimit përmes Bekimit të martesave dhe familjeve në harmoni me Prindin Qiellor.
- Dr. Gaqo Apostoli, Deputet (1992-2005); Ministër i Transportit të Shqipërisë (1997 - 1998)
Të japësh dashuri është një dhunti e veçantë. Ky libër kujtimesh i dr. Hak Xha Han Mun ka faqe të mrekullueshme për dashurinë njerëzore dhe sakrificën për hir të të tjerëve. Vuajtja, qëndresa, falja, përkushtimi, vizioni dhe veprimi për mirëqenien dhe paqen në botë janë historia e saj unike.
- Dr. Saemira Pino (Gjipali), Zëvendësministre e Arsimit dhe Shëndetësisë (2002-2005), Shqipëri
Dëshiroj ta përgëzoj themeluesen, dr. Hak Xha Han Mun, që ka krijuar Çmimin Sunhak për të bërë të njohura përpjekje, që e bëjnë botën një vend më të mirë. Ideali që ju mbroni - një botë ku ne jetojmë në paqe me njëri-tjetrin - nuk është vetëm diçka që ia vlen të merresh, por edhe domosdoshmëri morale.
- Dr. Akinvumi A. Adesina, president, Banka Afrikane për Zhvillim, Nigeri
Nëna Mun është një grua me shpirt të pathyeshëm, me dashuri të thellë dhe me përulësi të pashoqe. Ajo është gdhendur në histori si një udhëheqëse vizionare që ka kontribuar për një botë më të mirë dhe më paqësore.
- Margaret R. Best, Anëtare e Parlamentit Provincial, Ontario, Kanada (2007-2013)
Nëna Mun po çon nëpër botë mesazhin e Zotit dhe po punon për të ndihmuar martesa dhe familje që të mbijetojnë gjatë këtyre kohërave të trazuara, duke bërë bashkë të gjitha kombet dhe fetë për të arritur paqen botërore. Ne nuk njohim askënd, as në të kaluarën e as në të tashmen, që ka punuar më shumë se Nëna Mun për t’i arritur këto synime.
- Dan Bërton, Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së (1983-2013)
Uniteti është elementi më kryesor i veprës së dr. Mun. Ne kemi nevojë për unitet dhe për bekimin e Zotit në mënyrë që udhëheqësit fetarë, parlamentarët dhe profesionistët nga çdo fushë e jetës të kapërcejnë sfidat dhe pengesat për ndërtimin e një bote me paqe të qëndrueshme.
- Xhon Dulitëll, Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së (1991-2009)
Dr. Mun na ka lënë përshtypje të thella për faktin se ajo po i vazhdon intensivisht përpjekjet e bashkëshortit të saj për t’i përcjellë botës mesazhin e paqes dhe bekimin e martesës.
- Dr. Villem van Ekelen, ish-ministër i mbrojtjes i Holandës
Puna e pareshtur e Nënës Mun për paqe është një shembull për t’u ndjekur, veçanërisht përpjekjet e saj të vazhdueshme për ruajtjen e familjes tradicionale, që u mëson fëmijëve tanë vlera morale dhe shpirtërore dhe që e vendos Zotin, dashurinë dhe paqen në qendër të jetës sonë të përditshme.
- Maria Fernanda Flores, Zonja e Parë, Nikaragua (1999–2002)
Ne politikanët nuk ia dalim gjithmonë të përmbushim premtimet tona. Dr. Mun nuk është politikane; ajo është një person privat. Kështu që, mund të kishte zgjedhur një jetë shumë të rehatshme; mirëpo, ajo zgjodhi të vepronte.
- Dalia Itzik, presidente e Izraelit (2007)
Historia e dr. Hak Xha Han Mun është ajo e një jete të jetuar në përkushtim të plotë ndaj Zotit dhe njerëzimit. Ajo vjen në një kohë kur bota jonë e copëzuar ka nevojë urgjente për një këndvështrim gjithëpërfshirës mbi paqen botërore. Ky libër duhet të lexohet patjetër nga të gjithë aktivistët e paqes në botë.
- Gudlak Xhonatan, president i Nigerisë (2009-2015)
Me anë të jetës dhe arritjeve të saj zj. Mun ka fituar respekt dhe adhurim të jashtëzakonshëm. Vështirësitë dhe sprovat që ka kaluar kjo grua e mrekullueshme janë të paimagjinueshme. Pavarësisht gjithçkaje, zemra, sinqeriteti dhe dëshira e saj për ta ndryshuar botën për mirë mbeten të pandryshuara.
- Leonid Kravçuk, presidenti i parë i Ukrainës (1991-1994)
E kam njohur Zonjën e hirshme Hak Xha Han Mun nëpërmjet gjyshit tim, Myftiut të Madh Ahmad Kuftaro. Ndjej se ajo është e aftë ta mbrojë këtë mesazh të madh dhe të luftojë për të, dhe t’i ndihmojë gratë e botës që të përmirësojnë situatën e tyre dhe të zhdukin varfërinë, paditurinë e vuajtjen.
- Zj. Esma Kuftaro, Bordi Këshillimor i Grave, e dërguar speciale e OKB-së, Siri
Uroj që kujtimet e dr. Hak Xha Han Munit të bëjnë të mundur që ajo të njihet, me të drejtë, si një nga gratë udhëheqëse më të rëndësishme dhe më frymëzuese të kohës sonë.
- Particia Lalonde, ish-anëtare e Parlamentit Evropian, Francë
Themeluesit e FPU-së pranojnë se të jetuarit për hir të të tjerëve dhe për interesin publik është baza e zhvillimit të një bote të ndërvarur. Kjo ishte perspektiva sipas të cilës u organizua Samiti Afrikan, i kryesuar prej vëllait dhe mikut tim, Maki Sall, president i Senegalit, dhe prej të cilës mori jetë projekti “Afrika Qiellore” i mbështetur nga Nëna e Paqes, dr. Hak Xha Han Mun. Nigeri po ndryshon sepse ne mbartim vlerat dhe idealet të cilat janë në përputhje me ato që mishëron Federata e Paqes Universale.
- Isuf Mahmadu, President i Republikës së Nigerit
Nëna Mun po punon për të krijuar një botë të ndërvarësisë, mirëqenies së ndërsjellë dhe vlerave të përbashkëta. Një botë në të cilën të gjithë njerëzit jetojnë së bashku duke e respektuar dhe dashur njëri-tjetrin si vëllezër e motra: një familje njerëzore nën Zotin! Le të bashkohemi me të në këtë mision hyjnor! Le ta mbështesim këtë kauzë fisnike!
- Profeti Samuel Radebe, themelues i Kishës së Zbulesës së Zotit, Afrikë e Jugut
Gjatë këtyre kohëve të jashtëzakonshme kur ndasitë, urrejtja dhe klima e frikës kërcënojnë unitetin global dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, dr. Hak Xha Han Mun është një fanar shprese për ata që vazhdojnë të besojnë se paqja afatgjatë është një qëllim i arritshëm dhe jo vetëm një ëndërr.
- Leni Robredo, zëvendëspresidente e Filipineve
Përpjekjet e palodhura të Nënës Mun për të sjellë paqe në këtë botë të trazuar, kanë frymëzuar miliona gra të çdo moshe anembanë globit. Ka ardhur koha që të gjithë ne ta nderojmë këtë grua të rrallë për misionin e paqes, drejtësisë sociale dhe shpresës, që ajo ka marrë përsipër.
- Rima Salah, ish-asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara
Për shumë vite, dr. Hak Xha Han Mun, e motivuar nga zemra e saj e madhe dhe nga natyra e saj e bujare, ka kushtuar kohë dhe përpjekje të shumta për hir të paqes dhe mirëqenies së njerëzimit. Ajo ka një aftësi unike për t’u kujdesur për njerëzit dhe njëkohësisht u jep atyre kurajë që të ndërtojnë një komunitet me dashuri dhe solidaritet.
- Maki Sall, president i Republikës së Senegalit
Dr. Hak Xha Han Mun është epitomë e një jete të shenjtëruar e cila flet me guxim hyjnor për të nxjerrë në pah më të mirën e çdonjërit prej nesh, për ta bërë këtë botë një vend më të mirë.
- Kryepeshkopi Augustus Stallings Jr., patriark dhe themelues i bashkësisë katolike afro-amerikane “Tempulli Imani”
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 386 |
ISBN | Manjola Vasmatics |
Shtëpia botuese | Mother of peace - a memoir by Hak Ja Han Moon |
Redaktori | Manjola Vasmatics |
Published year | 2020 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përmasat | 21 x 14.8 |
Përkthyesi | Sokol Rexhepi |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.