John Gribbin ka qenë astrofizikan në Universitetin e Kembrixhit, përpara se të bëhej shkrimtar me kohë të plotë. Ai dhe gruaja e tij, Mary, kanë bashkëpunuar në shkrimin e më shumë se dyzet librave, përfshirë biografitë shkencore të Darvinit, Ajnshtajnit dhe Houkingut. Ata jetojnë në Sussex, Angli.
Në këtë botim, hap pas hapi, shpaloset jeta e Fajnmanit, një gjeni i papërmbajtshëm, i paimitueshëm, i pazëvendësueshëm, cili u rrit në kohën e Depresionit të Madh dhe mes stuhisë së Luftës së Dytë Botërore, ku mundësia për të pasur një vend në universitet ishte shumë e kufizuar nëse kishe prejardhje hebreje.