Shqiponja dhe Oktapodi View larger

Shqiponja dhe Oktapodi

Gianni Palagonia BDR0354

New product

Përshkrim i shkurtër Autori i romaneve "Heshtja" dhe "Ne duart e askujt", Gianni Palagonia, vjen me nje tjeter roman, i cili flet per perballjen e eger te policise me mafien italiane dhe shqiptare: Një polic italian me mision në Shqipëri

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928377302

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Pasi përmbyll misionin e asgjësimit të Brigadave të Kuqe të Reja, polici Gianni Palagonia caktohet për të punuar në Shqipëri. Rrugëtimi i tij nga Italia e pasur në Shqipërinë e varfër e përball me plot surpriza e realitete tashmë të harruara në jetën e përditshme, që e kthejnë pas në Sicilinë e fëmijërisë së tij, por edhe me fenomene të zhdukura me kohë në botën perëndimore, si Kanuni. Natyrisht që puna e lidhur me grupet kriminale do ta përballë me sfida e probleme të tjera sociale. Por VENDI I SHQIPONJAVE do t’i hyjë aq thellë në zemër, sa një pjesë të tij e merr me vete përgjithmonë.

“KA DISA REALITETE NJË HAP LARG NESH, QË I KEMI HARRUAR TASHMË. GIANNI PALAGONIA NA I RIKTHEN ME FORCËN E NJË STILI NOIR, PASIONIN E NJË DASHURIE TË MADHE DHE STRUKTURËN JOSHËSE TË NJË ROMANI TË JASHTËZAKONSHËM.”

- Carlo LUCARELLI shkrimtar, skenarist, prezantues televiziv, gazetar italian

Pjesë nga Libri

Këtu akoma ngjan si jashtëtokësore të mendosh për mjedisin, ekologjinë, për çështjen morale, për të drejtat e qytetarëve, të të sëmurëve, për sheshimin e barrierave arkitektonike për invalidët, për mirëqenie dhe pabarazia mes gjinive është e dukshme. Rimëkëmbja shoqërore nuk po merr vrull dhe rruga për të mbërritur te standardet evropiane është akoma e përpjetë dhe sigurisht nuk mjafton ndërtimi i ndonjë rruge, urave e pallateve ose përshtatja e ndonjë norme apo rregulloreje për të siguruar certifikatën e sjelljes së mirë dhe për të merituar hyrjen në Bashkimin Evropian. E të mendosh se kjo tokë ka një peizazh potencial përrallor. Mund të jetojë vetëm me turizëm dhe të jetë Zvicra e Ballkanit. Përkundrazi, nuk ka gjë tjetër veç ndonjë resorti luksoz, mbase i ndërtuar nga kriminelë, pastaj një hiç. Këtu jemi akoma në Mesjetë.”

Tani po rrinim në trafik dhe kjo më jepte mundësi të vëzhgoja qytetin, që shfaqej si një kantier gjigant në qiell të hapur. Pallate në ndërtim gjithandej, të bukura, madje shumë të bukura, po pa asnjë lloj harmonie urbanistike...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages346
ISBN9789928377302
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAjsela Koka
RomanCrime & investigation
I ri1