Gianni Palagonia BDR0354
Libër i ri
11103 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 9789928377302 | |
Pasi përmbyll misionin e asgjësimit të Brigadave të Kuqe të Reja, polici Gianni Palagonia caktohet për të punuar në Shqipëri. Rrugëtimi i tij nga Italia e pasur në Shqipërinë e varfër e përball me plot surpriza e realitete tashmë të harruara në jetën e përditshme, që e kthejnë pas në Sicilinë e fëmijërisë së tij, por edhe me fenomene të zhdukura me kohë në botën perëndimore, si Kanuni. Natyrisht që puna e lidhur me grupet kriminale do ta përballë me sfida e probleme të tjera sociale. Por VENDI I SHQIPONJAVE do t’i hyjë aq thellë në zemër, sa një pjesë të tij e merr me vete përgjithmonë.
“KA DISA REALITETE NJË HAP LARG NESH, QË I KEMI HARRUAR TASHMË. GIANNI PALAGONIA NA I RIKTHEN ME FORCËN E NJË STILI NOIR, PASIONIN E NJË DASHURIE TË MADHE DHE STRUKTURËN JOSHËSE TË NJË ROMANI TË JASHTËZAKONSHËM.”
- Carlo LUCARELLI shkrimtar, skenarist, prezantues televiziv, gazetar italian
Pjesë nga Libri
Këtu akoma ngjan si jashtëtokësore të mendosh për mjedisin, ekologjinë, për çështjen morale, për të drejtat e qytetarëve, të të sëmurëve, për sheshimin e barrierave arkitektonike për invalidët, për mirëqenie dhe pabarazia mes gjinive është e dukshme. Rimëkëmbja shoqërore nuk po merr vrull dhe rruga për të mbërritur te standardet evropiane është akoma e përpjetë dhe sigurisht nuk mjafton ndërtimi i ndonjë rruge, urave e pallateve ose përshtatja e ndonjë norme apo rregulloreje për të siguruar certifikatën e sjelljes së mirë dhe për të merituar hyrjen në Bashkimin Evropian. E të mendosh se kjo tokë ka një peizazh potencial përrallor. Mund të jetojë vetëm me turizëm dhe të jetë Zvicra e Ballkanit. Përkundrazi, nuk ka gjë tjetër veç ndonjë resorti luksoz, mbase i ndërtuar nga kriminelë, pastaj një hiç. Këtu jemi akoma në Mesjetë.”
Tani po rrinim në trafik dhe kjo më jepte mundësi të vëzhgoja qytetin, që shfaqej si një kantier gjigant në qiell të hapur. Pallate në ndërtim gjithandej, të bukura, madje shumë të bukura, po pa asnjë lloj harmonie urbanistike...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 346 |
| ISBN | 9789928377302 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ajsela Koka |
| Roman | Krim & investigim |
Xhani Palagonia, emer pseudonim i nje oficeri policie qe eshte perballur per shume vite me mafian dhe krimin e organizuar ne Itali, qe ka qene me misione per te luftuar krimin edhe ne Shqiperi, sjell nje pamje te re te mafias italiane sot. Politika, pushteti, riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet, ndertimi, tenderat e medhenj – jane marre peng sot, - me...