Qelia e lirisë View larger

Qelia e lirise

Kaon Serjani KAS0010

New product

Përshkrim i shkurtër

“Si mund të jetë rrjedha e jetës dhe bota e brendshme e një vajze 20-vjeçare teksa përballet me një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë? Nëse e lexon këtë libër, personazhi, Shqipja të jep shumë shtigje për dilema si e shkuara, identiteti, historia dhe fatin e individit....

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994304653

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

PERSHTYPJE

“Kaon Serjani e pagëzon ambicien e tij për të hyrë në letërsinë shqipe me romanin e tij të parë “Qelia e lirisë” dhe ia del mbanë që me sprovën e parë që të jetë i talentuar, tërheqës, origjinal, i thellë dhe tepër premtues. Një histori e bukur jete, me një rrëfim mbresëlënës nga ato ngjarje që janë rreth nesh e me të cilat pikëtakohemi çdo ditë, me karaktere të ndërtuara mjeshtërisht dhe me stil mbresëlënës faqe më faqe të romanit. Nuk të mbetet veçse të zgjedhësh urimin për këtë kënaqësi që të jep libri i tij i parë dhe t’i urosh mirëseardhjen në këtë mision kaq të mundimshëm e fisnik.”

Petrit Ruka, poet, kineast

"Ndonëse është i pari në radhën  krijimtarisë së Kaonit, romani “Qelia e lirisë” ka formësim, gjuhë e stil që nuk lë shteg ta kuptonim se është krijesa e parë e tij në këtë gjini. Kaoni shkruan mirë, ka zotërim të sigurtë të frenave  të “kalit të betejës”, pra ai i është qasur prozës së gjatë, sepse e ndien se ka me se ta mbjellë atë arë të gjerë; ka edhe shkathtësinë e frazës dhe të një sintakse të organizuar e të krahishtuar jo si rishtar, dhe kjo është më shumë rëndësi. Ka përshkrime të bukura e funksionale, ka antroponimi artistike të përzgjedhur shumë këndshëm e në funksion të tematikës e të asaj që përfaqësojnë shtresat shoqërore të personazheve të romanit.”

Prof.dr Gjovalin Shkurtaj (Akademik Emeritus)

“Leximi i një vepre në dorëshkrim të jep gjithnjë një ndjesi të veçantë dhe të vyer, por ndonjëherë edhe të nxituar, duke mos pasur informacionin e jetëshkrimit të autorit në paskopertinë.  Gjatë redaktimit të këtij libri, nga përshkrimi i ngjarjeve që të përfshin e të tërheq, nga arkitektura e detajuar dhe e ekuilibruar e romanit, nga pjekuria në portretizimin shpirtëror të personazheve dhe nga mesazhi human dhe delikat që përcjell… të gjitha  këto më çuan të mendoja gabimisht se ky nuk ishte libri i parë i autorit dhe se ky i fundit ishte “më i moçëm” nga sa është. Por besoj se janë pikërisht këto cilësi të tij që përbëjnë atë hapin e sigurt për të hyrë në mendjen e lexuesit e për të mbetur gjatë aty.” 

Rudina Çupi, poete, redaktore

Data sheet

pages228
ISBN9789994304653
Shtëpia botueseDudaj
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion