Nga dashuria per te verteten View larger

Nga dashuria per te verteten

Shpëtim Çuçka BDI0664

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366757

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Shpëtim Çuçka, lindur e rritur në Tiranë, pas mbarimit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja studioi në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin "La Sapienza" të Romës. Pas përfundimit të studimeve punoi për shumë vite në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri" dhe pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.

Në fillim të viteve '90 për pak kohë ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, dhe më pas iu kushtua veprimtarisë diplomatike, ku pati detyra të rëndësishme në Tiranë, Romë, Moskë, Kajro, etj.

Përkthyes nga origjinali i dhjetëra titujve e autorëve, nga klasikët greko-romakë (ndër ta përmendim Eskilin, Sofokliun, Aristofanin, Plutarkun, Ciceronin, Cezarin, Salustin), tek Xh. Bokaçio, J. V. Gëte, L. Tolstoi, A. Gramshi, I. Calvino, U. Eco e shumë të tjerë.

Hartues  i disa fjalorëve dygjuhësh, autor i shumë parathënieve dhe i dhjetëra artikujve e ligjëratave studimore për probleme të gjuhës, të përkthimit e të fushave të shumta të kulturës, ose për personalitete të shquar të letërsisë kombëtare a të huaj.

Fitues i shumë çmimeve, ndër të cilër përmendim çmimin e Ministrisë së Kulturës më 2009 për përkthimin e kryeveprës së J. V. Gëtes "Fausti", Çmimin Përkthyesi më i mirë i vitit në Panairin e 14 të Librit të Tiranës (2011) për "Historia e Bukurisë" të U. Ecos dhe Çmimin Special të Përkthimit më nëntor 2015, dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

 

I huaj ndihem në këtë epokë

të tymit, të temjanit e mashtrimit,

kur Humanizmi dergjur rri përtokë

dhe lart valvitet flamur' i çnjerzimit.

 

I huaj ndihem, ndoshta s'jam i vetëm,

si unë ndoshta ka dhe plot të tjerë,

dhe ndoshta në betej' për të vërtetën

masiv vigan do bëhemi njëherë.

Data sheet

pages136
ISBN9789928366757
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1