Ushtari i mire Shvejk, vellimi 1 – 2 View larger

Ushtari i mire Shvejk, vellimi 1 – 2

Jaroslav Hashek A-000316

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër mbetet si satira më e bukur antimilitariste në historinë e letërsisë botërore dhe një nga romanet më të veçantë nga letërsia europiane.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Extra
ISBN9789928446558

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Historia e tij dhe vetë personi tij janë kthyer në legjendë. Jarosllav Hashek e krijoi personazhin në vitin 1911.

Emrin e mori nga një deputet çek, Shvejku, që ishte bërë i njohur për numrin e pallogaritshëm të gomarllëqeve që nxirrte nga goja, pa e ditur se ç’dërdëlliste.

Model qe gjithashtu edhe adjedanti Straslipska, pijanec i njohur në mbarë qytetin, dhe që më pas u desh të lumturohej nga ajo lavdi e dyshimtë, sepse jo kushdo hyn në letërsinë botërore.

Ç’e bën kaq komik ushtarin? Ai është “i mirë”, sepse bën gjithmonë atë që i kërkojnë të bëjë dhe se miraton çdo gjë që i thonë.

Në marrëdhënie me pushtetin, Shvejku është i përherë i binduri që u del përpara gjërave. Dhe ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë! Ai nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen dhe përgjigjet pa dredha, duke thënë pikërisht atë që i vjen në mendje, që në njëfarë mënyre është diçka në shkallën zero të arsyes, por që merr një forcë të madhe në fushën e humorit.

Pjesë nga librin

Unë s’kam ç’të bëj, - u përgjigj seriozisht Shvejku. Kur kryeja shërbimin ushtarak, një komision i posaçëm më ekzaminoi dhe më përjashtuan nga ushtria si idiot. Unë jam zyrtarisht idiot.

Shvejku doli nga pijetorja “Te gota” i shoqëruar nga agjenti i fshehtë. Ai e çudiste Bretshnajderin me fytyrën e tij të qeshur dhe të pafajshme.

 Sapo dolën në rrugë, Shvejku pyeti:

-Të zbres nga trotuari?

-Përse?

-Mendoj se, meqë jam i arrestuar, s’kam të drejtë të ec as në trotuar.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages437
ISBN9789928446558
Shtëpia botueseO sudy dobreho vojaka Svejka za svetove valky
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGëzim Erebara, Tonin Bushati
RomanKomik
I ri1