Kur Hitleri grabiti lepurushin e trendafilte View larger

Kur Hitleri grabiti lepurushin e trendafilte

Judith Kerr A-004161

New product

Përshkrim i shkurtër

Përfytyroni sikur vendi në të cilin jetoni nis të ndryshojë. Përfytyroni si pa e vënë re, ky vend bëhet i rrezikshëm për disa njerëz, të cilët e kanë të pamundur të vazhdojnë të jetojnë më në të. Përfytyroni se për habinë tuaj, papritur zbuloni se babai juaj është njëri prej këtyre njerëzve. Kështu i ndodhi edhe Anës në Gjermaninë e vitit 1933. Ishte vetëm nëntë vjeçe.

 

More details

498 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928286529

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

E zënë me mësimet nuk kishte si të vinte re parullat politike, me në ballë fytyrën e vrazhde e të rreptë të Adolf Hitlerit, njeriut që do të ndryshonte fatin e gjithë Evropës – duke filluar që nga fëmijëria e vet asaj.

Papritur, Ana e pa se gjërat po lëviznin aq shpejt sa nuk po arrinte t’i kuptonte. Një ditë babai i saj u zhduk nga shtëpia në mënyrë të pashpjegueshme.

Pastaj, ajo dhe vëllai i saj, Maksi, bashkë me nënën e tyre, ikën nxitimthi dhe në fshehtësi të plotë - jashtë Gjermanisë, duke lënë pas gjithçka që kishin të shtrenjtë. Familja u ribashkua në një vend të huaj, për të nisur aventurën e refugjatit, vite të tëra në arrati duke kaluar nga një vend në tjetrin.

Për Anën dhe Maksin, kjo do të thoshte se do të mësonin shumë gjëra të panjohura, dhe c’ është e vërteta, ndryshe nga c ‘pritej, Ana po kënaqej shumë. Meraku i saj i vetëm ishte që familja të qëndronte e bashkuar. Vetëm kështu mund t’i bënin ballë gjithçkaje. Por, nëse diçka do t’i ndante nga njëri – tjetri . . .

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages304
ISBN9789928286529
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRuzhdi Totaj
I ri1