Catalog
Subcategories
Ka rifilluar kampionati i futbollit dhe Kakaret, në vendin e dytë në klasifikim. jonë gati të luajnë gjithçka për gjithçka. Por më parë Tomi dhe shokët e tij të skuadrës do të duhet 18 bindin Gjilpërën me koke to lêrê xhudon dhe të kthehet në portë. Sepse, siç thotë gjithnjë trajneri tyre Shampinjon, e rëndësishme është të qëndrojnë të bashkuar
Peshkatarët e fjalëve është një ndërthurje e filozofisë me psikologjinë përmes një përralle plot fantazi që injekton në mënyrë të butë, të padukshme por të pashmangshme mësimet e jetës te fëmijët, njëkohshëm me dashurinë për fjalën dhe gjuhën…
Historia e arushit Tom vazhdon… Ai është rritur dhe po ashtu Andi, djali i vogël që e ndihmoi dikur. Do të kalojnë së bashku aventura të reja, nëpër të cilat miqësia do të bëhet më e fortë. Bashkë me ta do të jetë Egreta dhe shumë personazhe të tjera nga Lëndina dhe Qyteza.
Është një histori bëmash dhe aventurash të mrekullueshme, që ka magjepsur breza të tërë fëmijësh. Plot ngjyra dhe imagjinatë, ky libër i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të zënë një vend në zemrën e lexuesve të vegjël, dhe për të qëndruar aty edhe kur ata të rriten.
Kjo është një histori gazmore, plot befasi gjuhësore. Gjuhën e bëjnë fjalët me kuptim të figurshëm, siç janë shprehjet frazeologjike: një grup fjalësh që nuk përdoret në kuptimin e parë. Në poemthin “Mufka dhe Pufka” fëmijët mësojnë si t’i dallojnë ato, t’i lidhin me kuptimin, kur dhe pse i përdorim. Në fund libri përmban lojëra gjuhësore.
Në këtë vëllim të dytë të serisë bestseller CITY SPIES, shkruar nga fituesi i çmimit Edgar, James Ponti, skuadra e agjentëve sekretë rikthehet për një tjetër aventurë ndërkombëtare. Një aventurë e mbushur me adrenalinë për një mision shumë të rëndësishëm: të mposhtin krimin dhe të krijojnë një botë më të mirë! Mosha e leximit: nga 9 vjeç.
Një rrëfim që përpiqet t'u tregojë fëmijëve, por edhe prindërve, një udhë si të dalin nga gracka e klikimit pareshtur, për t'u bërë aktorë të jetës së tyre dhe për ta shijuar atë përtej ekraneve të celularëve.
Një bibliotekë e mrekullueshme, e gjitha e ilustruar, ju ndihmon të mësoni shumë rreth natyrës nëpërmjet tregimeve argëtuese me ilustrime. Kurrë nuk ka qenë më lehtë të mësojmë duke lexuar dhe në të njëjtën kohë duke luajtur.
Një bibliotekë fantastike e mbushur me ilustrime të lezetshme do t’ju ndihmojë të filloni të mësoni se si të lexoni. Të mësuarit se si të lexoni nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë dhe kaq argëtuese!
Aventura më e re klasike nga aktori, komediani dhe autori Ben Miller. Një aventurë magjike për fuqinë e tregimeve dhe një përkujtues i rëndësishëm: Asnjëherë s’je shumë i rritur për të besuar në përralla...
“Udhëzues i një perëndie të keqe për të qenë i mirë”, nga autorja britanike Louie Stowell
Një aventurë jashtë kësaj bote për udhëtimin në kohë, kthesën e fatit dhe vrimat e zeza të mërzitshme
Le të udhëtojmë edhe ne me Arian dhe personazhet e tjera, mes situatave të papritura dhe humorit, për të shijuar këtë përvojë.
Mos do të jetë kjo një tjetër punë për të mahnitshmin Kapiten Brekushi?
Te romani "Fantazma dhe plani tre plus katër gërshetohet bukur e shkuara historike me të sotmen. Personazhi kryesor, Besimi, djali nga kryeqyteti, shkon për herë të parë në vendlindjen e babait të tij, ku zbulon shumë të fshehta nga historia e familjes dhe e vendit. Aty kanë ndodhur ngjarje të dhimbshme, ku dëshmitare kishin mbetur muret e rrënuara të...
Faqet e këtij romani e dërgojnë lexuesin në udhëtime mbresëlënëse, që nisin nga brigjet e Jonit e shkojnë deri në Valbonë, duke e mbajtur të pushtuar me magjinë e ngjarjeve që ndjekin njëra-tjetrën, deri në fund të librit.
Nje liber fantastik vjen ne prag te Krishtlindjeve nga shtepia botuese Muza: Nje dhurate e vogel per te gjithe vogelushet qe besojne ende ne magjine e Santa Clausit dhe dhuratave poshte pemes.