Në këtë libër, Mirza Masrur Ahmedi, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia paralajmëron botën për rreziqet që vijnë me shpejtësi drejt saj dhe e udhëzon sesi ajo t’i shpëtojë shkatërrimit e të ndjekë rrugën për të arritur paqen.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Në këtë vepër autori Mehmed Begoviq, nga e drejta sheriatike në përgjithësi, trajton vetëm të drejtën martesore, të cilën, siç paraqitet në tekst, shkenca islame e konsideron si pjesën më të rëndësishme të së drejtës sheriatike.
Vepra MEULUDI SHERIF e Hafiz Ali Riza Ulqinakut me nëntitull Lindja e Hazreti Muhammedit Alejhisselam është një nga veprat e rëndësishme të produktit letrar shqip mbështetur në traditën kulturore dhe fetare islame, si manifestim letrar dhe ceremonial.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) është një libër nga prof. dr. Mehmet Maksudo?lu i cili flet mbi jetën e Muhamedit a.s. duke u mbështetur mbi burimet e dorës së parë, ose tek ato që i kanë përdorur këto burime.
Një nga librat më të përhapur në botën islame dhe që është përkthyer në gjuhët e lindjes dhe të perëndimit.
Shkrimtari kosovar Nexhat Ibrahimi sjell në këtë libër një përmbledhje me ese, të cilat pasurojnë literaturën shqip mbi tema klasike dhe bashkëkohore të mendimit islam.
Për të gjithë ata që kanë lexuar librin bestseller të The Neë York Times, Ti je placebo, të autorit Joe Dispenza, tashmë vjen edhe libri më i ri “Mbinatyrshëm”. I bazuar mbi vëzhgimet dhe trajnimet e shumta në të gjithë botën, shkencëtari i mendjes eksploron sesi njerëzit e zakonshëm po bëjnë të pazakonta për të transformuar veten dhe jetet e tyre.
“Midis CIA-s dhe BESIMIT” është një libër kujtimesh mbi përvojat jetësore dhe veprimtarinë e një oficeri të lartë të CIA-s, sikurse është gjithashtu edhe një udhëtim mistik i tij drejt besimit.
Një Klasik i spiritualitetit indian - Që nga udhë- zimet mbi pozicionet e jogas, e deri te diskutimet morale të detajuara, Gita është një prej teksteve më të rëndësishme të Hinduizmit dhe gjithashtu shërben si një udhërrëfyes praktik se si të jetosh mirë.
Analektet janë një përmbledhje e thënieve të Konfucit e hartuar nga nxënësit e tij pak pas vdekjes së tij më 497 p.e.s. Së bashku ato shprehin një filozofi, ose një kod moral, që sipas Konfucit, një prej mendimtarëve më humanistë të të gjitha kohërave, duhet të jetë fanari ndriçues për jetën e çdo njeriu.
Një udhërrëfyes briliant drejt përndritjes shpirtërore. Libri i Eckhart Tolle është shitur mbi 2 milionë kopje që kur është hedhur në qarkullim dhe është shpallur bestseller nga The New York Times. Spiritualisti i famshëm Deepak Chopra thotë se është një ndër librat më të mirë të viteve të fundit. Çdo fjali e tij kumbon të vërtetën dhe fuqi.
“Shkenca e Mirëqenies është një libër pragmatik prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që duan mirëqënie në jetë. Autori na ofron konkluzione dhe këshilla si rrjedhojë e meditimit dhe provojës së gjatë jetësore. Ligji i Tërheqjes që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete...
Ne kete botim spiritual do te njihemi me 83 matra qe do t’ju clirojne nga fobite qe keni.