Subcategories
Bileta e lotarisë është një nga romanet më të bukur të Zhyl Vernit. Ai ka skalitur me penën e tij historinë e Gulda Hansenit, norvegjezes së bukur, që pret me padurim lajme nga i fejuari i saj, i cili ndodhet në brigjet e peshkimit të Njufaundlendit.
Veprimi zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku inxhinieri Mere kryen studimet e kimisë organike në shkëmbinjtë mineral depozitues. Heroi dëshiron të martohet me vajzën e pronarit të tokave zonjushën Alisës, por babai i saj refuzon, sepse pasuria e djaloshit nuk është e mjaftueshme për babain lakmitar. Siprien Merè, i dashuruar me Alisën dhe i nxitur prej saj,...
Romani, përveç notave epike, ka edhe nuanca romantike midis protagonistit dhe Nadias. Se ç’ndodh me fatin e tyre ju do ta gjeni në faqet e këtij libri.
Falimentimi i Xhekut të vogël është një roman mbi administrimin e parasë dhe vështirësitë që lidhen me të, një temë mjaft e rëndësishme në edukimin e fëmijëve. Xhek Fullton, një amerikan i vogël që hyn në klasën e tretë të shkollës fillore, ëndërron të bëhet tregtar... Në këtë sipërmarrje të bukur e delikate, a do të arrinte Xheku të shmangte gabimet,...
Për të rrëfyer të tatëpjetat e jetës duhen fjalë të vrazhda, të drejtpërdrejta, dhe Donatella Di Pietrantonio e njeh mirë hijeshinë që mbartin ato. Pena e saj ka një tingull unik, që përcjell aq dritë, sa mund të na ndriçojë me delikatesë rrugëtimin drejt një historie të zjarrtë.
Dorian Keys, një shqiptaro-amerikan i diplomuar në degën e biologjisë dhe Akademinë e Policisë, vjen me një novelë fantastiko-shkencore. Një sukses i arritur në SHBA, që tashmë vjen edhe para lexuesit shqiptar.
Me përshkrimin e djemve dhe kujtimet e gjalla, autori ka sjellë në jetë portretin e paharrueshëm të një epoke arritjesh të jashtëzakonshme.
Me një ëmbëlsi të zakonshme të vrullshme dhe një gjuhë e aftë të mishërojë gjithësinë e vendeve, kulturave dhe eksperiencave, Carmine Abate tregon udhëtimet e pashtershme të “heroit të tij pa medalje”: udhëtime vajtje-ardhje, në kujtesë e në të tashmen.
Në veprën “Mes dy detesh” Abate e sheh realitetin e sotëm të shoqërive moderne e të globalizuara nga këndvështrimi i njeriut që nuk largohet emigrant, por që vendos të luftojë për ta jetuar jetën e për të siguruar vazhdimësinë normale të saj atje ku ka lindur e ku më tepër se kudo gjetkë ka të drejtën të kërkojë të gëzojë të gjitha ato që shpallen në...
Një roman i pazakontë dhe i ndjeshëm ndaj mundimit të rritjes, torturës së lamtumirës, kuptimit të jetës. E vendosur në një mjedis arbëresh të Kalabrisë, ngjarja tregohet nga dy zëra që nuk ngatërrohen për nga zhdërvjellsha e fjalëve dhe ritmi shumëgjuhësor. Festa e kthimit është në të njëjtën kohë një roman edukues, histori dashurie, akt denoncues mbi...
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley.
I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë, libri “Kapiten Koreli” është një roman i mrekullueshëm pasioni, politike dhe historie.
Vendosur në zemër të Ueseksit, të cilin Hardi e njihte dhe e donte aq shumë, “Kryebashkiaku i Kastërbrixhit” (Dorçesterit të sotëm) rrëfen historinë tragjike të një prej personazheve më madhorë të letërsisë: Majkëll Hençardit. Ai shet gruan dhe vajzen ne nje gjendje te alkolizuar dhe pas ketij akti cnjerezor hapet nje port tjeter drejt pushtetit dhe...