Sokol Pepekolaj A-004437
New product
10 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 9789928033901 | |
Ditën tjetër Titini tha se makinën s’e kish marrë për ekspozitë. Ata duhej ta bënin një udhëtim për diku me të. Ia vlente, të shkonin në një pikë turistike, d y se ku mund të shkonin. Ranë dakord që të shkonin në një lokal, diku në kodrat e qytetit. Ishte një lokal mjaft i frekuentuar dhe nga prania e shumë njerëzve edhe makina do të tregonte patjetër rëndësinë e tyre.
Tani Titini e mori makinën vetë duke thënë edhe një shprehje fetare nëpër dhëmbë, diçka si lutje. Makina nxitonte, ajo sikur donte të dilte nga duart e shoferit, ishte e re e bukur dhe e fuqishme.
Titini ndaloi në një semafor. Pas tij vinte Fabi i cili po ecte shpejt me makinën e vet. Ata shkojnë dhe ndalin në një semafor. Fabi ishte vonuar dhe po ecte shumë shpejt me makinë.
- Po ai budallai përse dreqin ka ndaluar, - mendon me vete Fabi. Ai fillon duke i rënë borisë, por asnjeri nuk lëvizte, sepse s’kishte ku të shkonin, jo për gjë tjetër.
Epo me që nuk po lëvizni me dëshirë, atëherë po ju detyroj unë që të lëvizni. Ai futet në krahun e kundërt dhe po i jepte shumë shpejt makinës, derisa e goditi makinën e Titinit.
– Po pse dreqin nuk po ecën, - i thotë Fabi Titinit.
- Pse, kam ku të eci? A nuk po e shikon semaforin, apo mos vallë je qorr?
- Ika e mos na e çaj kokën ...
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 326 |
| ISBN | 9789928033901 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Psikologjik |
Sokol Pepkolaj, pas botimit të romaneve: “Sekreti i dashurisë”, “Të fshehtat që djegin zemrën” dhe “Amë vajze”, paraqitet para lexuesit me romanin e tij të katërt dhe ka në proces punimi edhe romane të tjera.