Catalog
Ne kete set botuesi Argeta LMG ka...
Subcategories
Ashtu si dhe në libra të tjerë të autores, ky triller është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, tërheqëse, plot ngjarje që të mbajnë pezull e plot shtjellime ku ndonjëherë gjejmë përgjigjet e duhura. Lexim të këndshëm…
Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh.
Në këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra-tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit.
Autorja italiane nga Sicilia Simonetta Agnello Hornby vjen per here te pare para lexuesit shqiptar me nje histori dashurie qe shtrin kohenzgjatjen ne 20 vjet takime, ndarje, zhgenjime dhe serish bashkime. Nje raport mes nje djali te pasur dhe qejfli ne moshen 35 vjecare dhe nje vajze te varfer qe vjen nga nje familje socialiste. Keto histori i gjejme...
Një libër me një titull të rëndë..., por kush tha se jeta është e lehtë? Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.
Ajo nuk merr fare erë nga djemtë dhe kjo është mëse e qartë. Në një udhëtim marramendës modelimi në Tokio, Harriet është e gatshme të shkëmbejë gjithçka ka mësuar deri më tani për të pasur qoftë edhe idenë më të vogël se çfarë do t'i duhet të bëjë më pas
“Të sapomartuarit” i shkrimtares Ethel Turner rrëfen fillimin e martesës së dy të rinjve të dashuruar, të cilët zanafillën e njohjes së tyre e kishin që nga fëmijëria e hershme. Lindja e fëmijës, e kësaj krijese të dashur për të dy prindërit e rinj, sjell një marrëdhënie të re në përpjekjen e tyre për të gjetur balancat e duhura për ruajtjen e familjes.
Botimet Living prezantojnë librin “Kopshti i harruar”, nga autorja bestseller Kate Morton. Ashtu si labirinti i kopshtit të harruar, edhe ky rrëfim është një oazë e paqtë, në të cilën rrezikon të përhumbesh...
Me Agostinon, një rikthim në rrëfimin real e të vërtetë, pas shmangieve nga realiteti dhe shpërthimeve surrealiste e satirike, Moravia fitoi vlerësimin e lartë të kritikës e lexuesve, si dhe çmimin e tij të parë letrar.
Dhoma e endëses është libri i duhur për të gjithë ata që duan të ëndërrojnë, por janë të bindur se edhe ëndrrat mund të bëhen realitet, për ata që duan të zbulojnë dhe të mësojnë për fusha të reja, për ata që janë entuziastë për modën, por mbi të gjitha për ata që duan histori emocionuese dhe të shkruara me art.
Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihen viktimat e brutalitetit, që shkatërron shpresat për të ardhmen, shkatërron ndjenjat dhe ëndrrat, që janë një kundërvënie ndaj mizorisë së luftës e dhunës.
Në sfondin e një narrative që të mban pezull deri në faqen e fundit, qëndron dilema e zgjedhjes gjithmonë e më të vështirë, midis “ne” dhe “unë”, midis sakrificave që bëjmë për përmbushjen tonë personale dhe atyre që jemi gati të bëjmë për një njeri tjetër, për çiftin ose familjen. Dallimi midis përmasave të lumturisë vetjake dhe lumturisë së përbashkët.
Ky është një letërkëmbim i pazakontë, i natyrës komike mes dy personazheve të shquara të kulturës, Dritëro Agolli dhe Gaqo Veshi, të cilët fshihen pas personazheve të njohura si Bamkë Çomaga dhe Hyskë Borobojka. Libri shoqërohet me karikatura, të cilat e bëjnë më të këndshëm këtë libër
Driton Smakaj është konsideruar si një nga zërat më premtues të letërsisë për të rinj në Kosovë. Në këtë roman, të botuar nga Argeta LMG, autori teston zhanrin e misterit: Jeta një inxhinieri shkon në një shteg të rrezikshëm pas zbulimit të një metali me vlerë në Kosovë, për të cilin janë investuar edhe njerëz dhe shtete të fuqishme
Në Kosovë priten ndryshime dramatike. Fuqitë e mëdha e kanë tërë vëmendjen rreth një ngjarje të madhe për shqiptarët në Ballkan, por një agjent i heshtur serb, i ikur nga Serbia pas bombardimeve të NATO-s merr një mision të rrezikshëm për të bllokuar atë ngjarjen e madhe shqiptare. Lumi, një agjent shqiptar, një ish luftëtar i UÇK-së bie në kurthin e...
Jo Nesbo vjen përsëri në shqip me librin e dytë të trilogjisë së tij. “Hakmarrja” është një trillër kompleks psikologjik që bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një personazhi femër.
Një libër i freskët, që ka fuqinë e romanit historik, saktësinë e një biografie dhe magjinë e rrëfimit melankolik.
Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim vëlla. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetës sime. Ambicia ime e gjithëfuqishme dhe e pandalshme.
Kriza në familje nuk diskriminon. Ajo prek edhe familje që nuk kanë probleme financiare. Personazhi i Emës është një grua që në pamje të parë ka gjithçka: sukses, para, familje të rregullt, por në vetvete ndihet e paplotësuar.
Fitzgerald-i është konsideruar si një nga autorët më të mirë amerikanë të shekullit XX dhe është nderuar me shumë çmime. Vepra e tij në prozë të shkurtër përfshin rreth dyzet tregime, prej të cilave janë përzgjedhur shtatë më përfaqësueset. Kjo përmbledhje, e kryesuar nga tregimet Një mal diamanti dhe Rasti i çuditshëm i Benxhamin Batënit, është një...
Ky është nga romanet e fundit të autores me famë botërore tashmë, sepse romanet e saj lexohen anë e mbanë botës, të përkthyera në shumë gjuhë. Por «Kali valltar» është tjetërsoj, krejt ndryshe, i pazakontë, i mrekullueshëm… Pas leximit të tij, e di, do të ndiheni krejt tjetër. Dhe kjo sigurisht është një fitore e madhe…
Vjen vëllimi i katërt i serisë për të rinj Vajza shushkë: Përhumbuni në librin që ka fituar me dhjetëra çmime dhe është shitur në të gjithë botën.
Ky roman u kushtohet të gjitha femrave që gjejnë forcën dhe luftojnë me furtunat e jetës së tyre…
Ky roman eshte vleresuar si si nder me te miret nga Erich Maria Remarque. "Nje nate ne Lisbone sjell një rrëfim tronditës mbi trimërinë dhe mizorinë, guximin dhe vdekjen, në të cilin çmimi i dashurisë i kalon të gjitha masat dhe trashëgimia e së keqes është e pafundme
“Sarah Dessen konsiderohet si një yll i letërsisë për të rinj. Romanet e saj të suksesshme, të shkruara me ngrohtësi, humor dhe optimizëm, vëzhgojnë sjelljen e adoleshentëve në procesin e tyre të transformimit.” Los Angeles Times
“Princesha Rugjinë” është një roman historik, ku përshkruhet figura historike e princeshës Rugjina Balsha, e cila, në kohën e saj, bëri epokë dhe la pas histori bëmash të pamata. Nisur nga të dhënat historike, nga ngjarjet e ardhura deri në ditët e sotme, shkrimtari Eqerem Canaj e ka ndërtuar veprën në mënyrë artistike dhe me plot kolorit të pasur, me...