Catalog
Subcategories
Pas viteve 90-të Spartak Ngjela ka botuar dy romane “Shpella e vdekjes” dhe “Helena R” dhe tani së fundi edhe romanin “Hakmarrja e një gruaje”, ku protagoniste është një femër dhe jeta e saj gjatë komunizmit dhe raportet me Sigurimin e Shtetit
Otello, arapi i Venedikut u shkrua më 1604, bazuar në veprën "Hecatommithi" i novelistit italian Giraldi Cinthio. Otello, arapi i Venedikut u shkrua më 1604, bazuar në veprën "Hecatommithi" i novelistit italian Giraldi Cinthio. Rolet e para janë Otello, Desdemona dhe Iagua, ndërsa të dytët janë Brabanti, Kasi, Roderigu, Emilia dhe Bianka. Ky është një...
"Jul Cezari" u shkrua mes viteve 1599 dhe 1601, ku Shekspiri dramatizon, por edhe ndërlidh me mjeshtëri karakteret e veprës "Jetët Paralele" të Plutarkut, duke krijuar veprën teatrale më të fortë të botës, sa që me të drejtë konsiderohet shumë më me vlerë sesa duzina vëllimesh historianësh të specializuar. Një botim luksoz i përkthimit zyrtar të Fan S. Noli.
Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençur se ç’mund të mendojmë. Romani ka qenë finalist i çmimit Romani i Vitit në Irlandë! finalist i çmimit Kerry Group Irish Novel of the Year!
Aventuresk e mahnitës si roman, por “Vita” nuk është vetëm roman. Dy fëmijët kanë ekzistuar vërtet, ashtu si dhe pensioni dhe personazhet e kësaj historie marramendëse. Shkrimtarja, Melania G. Mazzuço, për ta shkruar ka kërkuar rrënjët e historisë së familjes së saj duke u bazuar në rrëfimet e të atit dhe të xhaxhait të verbër; ka gjetur dokumente dhe të...
Ky është një roman thuajse autobiografik që autori dhe përkthyesi i njohur Maksim Rakipaj rrëfen jetën e tij në burgjet komuniste dhe pas tyre të individit të mbijetuar. I shkruar plot dhimbje dhe me detaje për botën brenda qelisë, kjo është një histori tronditëse e ngjashme me shumë prej veprave të tjera të shkruara rreth gulagut komunist apo kampeve...
Erdhi momenti të të tregoj për një letër të grisur, për një top cope kashmiri dhe për një qipriote, prehri i së cilës kishte aromën e jargavanit.
Po si jetohet kur të ndalojnë me dhunë të dashurosh? Çfarë ngjyre ka qielli, dielli, yjet dhe lulet? Ç’shije ka ajri, uji, puthja e munguar, përvëlimi i trupit në dëshirë? Ngjyrat dhe shijen e tërbimit - na e thotë Namik Dokle me romanin e tij “Ditët e lakuriqëve të natës”.
Falltarët është një vepër pjesë e veprave klasike të rrënjosura thellë në traditë më të mire të romanit. Fuqia e autores qëndron në aftësinë për të ringjallur me përpikmëri atë emocion kaq të njohur, tmerin e jetimes, guximin e krisur të adoleshentes, zemërimin dhe urrejtjen për veten, dobësinë e të moshuarve, brishtësinë e të mposhturve.
Ky roman, që shpesh ndërthur situata mbresëlënëse halucinative rreth, me një komunikim të frikshëm, ka një mbyllje krejt të ndryshme nga tipologjia e romaneve tradicionalë. Pa dyshim që kjo është një vepër e rëndësishme kundër luftës dhe dhunës në përgjithësi.
Ky roman i autorit Rezart Palluqi vjen me një trofe: Ka fituar çmimin Azem Shkreli në Kosovë, por është vlerësuar edhe si një ndër librat më të mira të romancierëve të rinj shqiptarë të kohëve të fundit. Romani „Shtëpia me dy çati“ i autorit Rezart Palluqi, shquhet me përzgjedhjen e temës së madhe ose metarrëfmit si lajmotiv të përshndërruar në temë...
Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij.
Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën.
Është një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët për një aq të gjatë e pritën lirinë.
Forca e shtypjes është në përpjesëtim të drejtë me forcën e rezistencës e me dëshirën për liri, në Kroaci a kudo. Kjo histori përgjimesh e lufte për mbijetesë, si dhe përpjekjesh për ringritje, mund të jetë zhvilluar gjatë verës së vitit 1943, a kurdoherë.
Për imigrantët polakë, çekë, italianë e hungarezë, Amerika qe Toka e Premtuar, por edhe njëzhgjëndërr drejt së cilës u nisën të vetëdijshëm turravrap. Po për Xhon Miçëllin, që humbi dy dashuri e mblodhi shumë kujtime, çfarë ishte?
Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme, ushtria e një tjetri u shpartallua në një betejë të përgjakshme duke ia zbehur shpresat për të marrë pushtetin, ndërsa luftërat vazhdojnë deri në pikën e fundit të gjakut, pasi aleancat bëhen dhe prishen aty për aty.
Një kryeministre, një detektive dhe shumë mistere. Kjo është historia e romanit më të ri nga shkrimtarja Diana Çuli “Vrasje në kryeministri”.
Libër që magjeps dhe hipnotizon lexuesin. Një histori që nis me shpresën e një fundi të lumtur. Gjithcka thyhet kur papritur ai vdes…
"Shtëpia e shpirtrave", është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësish-me dhe ekstravagante.
Isabel Allende rrëfen sërish jetën e një femre guximtare në një roman që përballon me delikatesë të madhe marrëdhëniet njërëzore: miqësitë e pakushtëzuara, historitë e njëmendta të dashurisë si dhe ato më të padukshmet, dashuritë e adoleshencës dhe ato që zgjasin një jetë.
Dëgjo, Paula, dua të të rrëfej një histori që, kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur. Kështu fillon romani i Isabel Allende-s, kushtuar vajzës së saj.
Vjen në shqip një nga kryeveprat e letërsisë moderne europiane "Sheshi i diamantit" i Mercè Rodoreda, i përkthyer nga Bashkim Shehu. Me një intensitet të rrallë, zëri delikat i Natalisë na flet për ndjenjat, sensibilitetin, gjithë brishtësinë e kompleksitetin e shpirtit femëror. Sheshi i Diamantit është romani më i bukur që i është kushtuar ndonjëherë...
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
“Agjenti anglez”, një vepër mjeshtërore e letërsisë së spiunazhit, nga Daniel Silva!. Sipas Daily Mail, “Gabriel Aloni është një ndërthurje e Xhejson Bornit dhe Xhejms Bondit”
“Kandidi ose optimizimi” nga Voltaire konsiderohet si vepra më e mirë e satirës që është shkruar ndonjëherë.
Margarita Renci, personazhi kryesor, një grua që e jetoi jetën në pjesën më të madhe në dy emra të tjerë, pa ditur identitetin e saj të vërtetë, ka shkruar jetën e vet një shkrimi që merr trajtën e një romani, që nuk po e mbyllte fundit, si të priste t’i ndodhte, jo ta sajonte.