Catalog
Subcategories
Një aventurë tjetër e vajzës zombi, që është bërë sukses ndërkombëtar, botuar në tridhjetë vende.
Ky është libri i tretë i serisë fantastiko-shkencore prej gjashtë librash, që ka bërë për vete mijëra fëmijë në më shumë se njëzet vende të botës.
Libër tejet argëtues, që tregon se si të rimëkëmbesh kur jeta ta kalon ujin nën rrogoz. Një histori për miqësitë, mundësitë e dyta dhe dashuritë e reja, që të bën të qeshësh me të madhe.
Një udhërrëfyes për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës
Ky roman ka personazh kryesor (un-i) rrëfyes një person femër, që është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Gjermani. Bashkë me dëshpërimin e largimit nga atdheu ajo ruan në shpirt e në mendje edhe shumë kujtime të hidhura për privacionet e jetës së dikurshme. Rrëfimi përqendrohet në mungesat e fustaneve (në kuptimin e objektit veshje/rroba). Ky roman...
Doli në qarkullim botimi i II -të i librit, "Krimi i Organizuar dhe Pastrimi i Parave" i autorit, Prof. Asoc. Dr. Naim Mëçalla, dekan i Fakultetit të Drejtësisë pranë Kolegjit Universitar "Wisdom".
Hulumtim mbi gratë në epokën parahistorike. Një histori mbresëlënëse dhe e sinqertë grash dhe burrash të bashkuar në një fat të përbashkët, trashëgimtarët e të cilit ne jemi. Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave?
Përmirësoje jetën dhe karrierën tënde me disa këshilla të fuqishme mendore për sukses, pozitivitet dhe aftësi të forta përshtatjeje.
Një përrallë me plot të papritura e cila flet për humbjen, për përballjen me frikën dhe rifitimin e dashurisë dhe lumturisë së humbur. Ky libër shoqërohet me ilustrime nga Lisa Aisato
Nje tjeter roman i ri vjen nga i ashtuquajturi mbreti i romancave te festave te fundvitit, Richard Paul Evans, i titulluar Ditari i Noelit, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Living
Në këtë libër Robert Kiyosaki sjell vëzhgime të mprehta sesi investojnë të pasurit dhe analizon dallimet me të varfërit dhe shtresat e mesme. Për herë të parë vjen në shqip ky libër që konsiderohet guida më e mirë për investimet, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Argeta LMG. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë...
Në librin Gratë për të cilat mendoj gjatë natës, Mia Kankimaki ndërthur shkrimet e udhëtimit, me kujtimet dhe biografinë. Ajo na rrëfen udhëtimet e saj magjepsëse në Japoni, Kenia dhe Itali, teksa përpiqet të gjejë pika takimi me rrugëtimin e dhjetë femrave frymëzuese të së shkuarës.
NGA AUTORJA E BESTSELLERËVE #1 E NEW YORK TIMES “PEOPLE WE MEET ON VACATION” dhe “BOOK LOVERS”!
Vetë autori e quajti këtë novelë "një roman i vogël" dhe pavarësisht se vepra ka shumë nga veçoritë e tregimeve të tij të shkurtra, ai kombinon në të një sërë temash të preferuara të tij e të njohura prej lexuesit. Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te...
Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?
Romani Tirza shënon një pikë të lartë në krijimtarinë ende në zhvillim të Arnon Grunbergut, me këtë histori tronditëse dhe mjeshtërore të një burri që kërkon shëlbim. Një libër për paranojën sociale, për ata që kanë humbur çdo siguri në jetë dhe prandaj i frikësohen së keqes nga jashtë, pa e njohur të keqen brenda.
Nje tjeter roman i shkelqyer mbi dramen e Holokaustit, per kampin famekeq te Aushvicit hidhet ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria, sjelle ne shqip nga Oriana Tamburi
Autorja Juljana Haxhiraj Dulaj vjen me një rrëfim të pazakontë për dashurinë, humbjen, dhimbjen dhe forcën e njeriut për të ecur përpara, pavarësisht pengesave dhe sfidave që mund të na sjellë jeta.
“Libërthi i dashurisë”, fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, është një rrëfim që, duke nisur prej perspektivës personale të autorit, kërkon t’i shpërfaqë kotësinë dhe rëndomtësinë e jetës moderne, duke i ndërthurur gjithnjë me pozicionin e artistit në shoqëri.
“Përdhunimi” nuk është roman feminist, sepse përdhunimi në vetvete nuk është çështje feminizmi, por çështje e të drejtave bazë të njeriut. Me një ritëm tërësisht rrëmbyes, theksuar nga britma vetmitare nëpër natë dhe pëshpërima tmerri pasditeve, Joyce Carol Oates rrëfen historinë e Tinës dhe Bethit, vajzës së saj, të agresorëve të tyre dhe të hakmarrësit...
Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.
E konsideruar tashme ne te gjithe boten si “mbreteresha e bestseller-it”, Colleen Hover vjen me nje tjeter roman per lexuesit e saj ne shqip, “9 nentori”, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Living
Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
I pari dhe më i rëndësishmi ndër romanet që rrëfejnë për mafian, Dita e kukuvajkës është romani më i bujshëm i shkrimtarit të shquar italian Leonardo Sciascia, si dhe radiografia e parë intelektuale e një dukurie të tillë në shoqërinë italiane
Pas romanit Vila e Pëlhurave, vjen pjesa e dytë e kësaj sage romantike historike, që ka bërë për vete miliona lexues.