Catalog
Ky eshte nje set qe permban dy autore...
Subcategories
Çmimi “Akutagawa”, një nga çmimet letrare më prestigjioze të Japonisë, e çimentoi reputacionin e Ryu Murakamit në vendin e tij, si mjeshtër i letërsisë së errët dhe të dhunshme.
Ky është një botim special i Amnesty International, i realizuar falë kontributit të aktores së madhe dhe aktivistes për të drejtat e njeriut Angelina Jolie dhe Geraldine Van Bueren. Ky libër shpjegon të drejtat tuaja. Nxjerr në pah punën e madhe të aktivistëve të rinj në mbarë botën. Dhe ju jep istrumente për të kuptuar ligjin, për të ndërmarrë veprime...
Nga Stefanie Stahl, autorja nr. 1 në Gjermani erdhi libri që e kishim pritur me padurim pasi konsiderohet çelësi për zgjidhjen e (thuajse) të gjitha problemeve. Nëpërmjet ushtrimeve praktike do ta njohim Fëmijën e Brendshëm jo vetëm si “Fëmija i Errësirës” por edhe si “Fëmija i Dritës”. Ushtrimet do të na ndihmojnë të hedhim pas krahëve eksperiencat e...
“Asnjëherë të martën” është romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha ku fabulagërshetohet me intrigën që krijojnë ngjarjet dhe personazhet e librit. Kjo bën që ta lexosh me një fryme.
"Don Segundo" është një vepër mbresëlënëse dhe lexuesi e vlerëson pa masë forcën e karakterit të tij. Nisur nga ky detaj, Güiraldes vazhdimisht e thekson se është statuja morale e Don Segundos dhe jo ajo fizike që e përcakton atë si një shembull virtyti dhe humanizmi.
Shtepia botuese Ombra GVG sjell nje permbledhje me tregime te autoreve Ariana Harwicz, Mikaël Gómez Guthart, nje prej prurjeve me te mira bashkekohore te prozes se shkurter
Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
Bestselleri absolut. Një nga romancat më të bukura të ditë tona shkruar nga Ali Hazelwood vjen në shqip nga Botimet Univers
Ky roman që të mbërthen me emocione, nga gjuha realiste dhe e dokumentuar, na hedh në zjarrin e dramës gjatë luftës së dytë botërore, në Antwerpen-in e pushtuar nga nazistët. Një ngjarje dhimbshme individuale, shpalos si në faqet e një kaleidoskopi një histori të madhe.
Të afërta apo të largëta, të padëgjuara më parë apo të njohura tashmë, Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht sjellin histori dashurie nga tradita të ndryshme anembanë botës.
Pas shumë veprash të mira që Eliseu la pas, një ditë të zymtë, që kulmonte me Luftën e Ftohtë dhe vrasjen e një presidenti amerikan, i la të gjithë dhe iku për t’iu bashkuar familjes së madhe në parajsë... atje ku gjendeshin Niela dhe prindërit e tij. I dëshpëruar nga dhimbja dhe mërzia se nuk do të merrte më asnjë letër prej mikut të tij Elise, një vit...
Një roman intrigues që flet për martesën, për marrëdhënien mes motrave dhe vëllezërve, si dhe për faktin se askush s’na lëndon dot më fort se njerëzit që duam më shumë.
Nje roman i ri nga letersia bashkekohore italiane vjen ne shqip nga botimet Living: Mes krimit, misterit, frikes dhe ankthit, Ilaria Tuti te mban pezull ne faqet e ketij romani deri ne fund: “Unë quhem Tereza Batalja, kam një sekret që nuk ia rrëfej dot as vetes dhe, për herë të parë në jetë, kam frikë...”
Një roman i hareshem dhe delikat, zhytur në luginat e mbuluara me borë të Dolomiteve, ku pasionet ngrohin lëkurën dhe të papriturat ngatërrojnë zemrën.
Detektivi i adhuruar Herkul Puaro nis një udhëtim nëpër Egjipt, në një nga misteret më të famshme të Agatha Christie.
Libri i Stephen R. Covey "Unë lider" (të njohur edhe si "The 8th Habit: From Effectiveness to Greatness") flet rreth rrugëve për të arritur madhështinë si lider, si individ dhe si organizatë. Ky libër vazhdon nga libri i tij më i njohur "7 Habits of Highly Effective People" (7 zakonet e njerëzve të suksesshëm) dhe shton një zakon të tetë, që ai e quan...
Kjo histori do të na frymëzojë për t’ia çelur rrugën asaj, për t’i dhënë hapësirë që të rritet dhe pastaj do të shohim se ç’do të ndodhë. Ideja jonë s’ka ku shkon tjetër. Ajo sapo ka nisur rrugën e saj.
Ky libër na ofron rrugën tërheqëse drejt pasurisë: Paranë e përdor mirë vetëm ai që ka mësuar që herët. Nëse doni të pasuroni edukimin tuaj financiar, ky libër është bazë e shëndetshme dhe profesionale. Madje, është i rekomandueshëm edhe për shkollat
Duke rrëfyer jetën dhe karakterin e Enrikos, një nga dështimet e Jetës, Claudio Magris përshkruan një pamje jashtëzakonisht të mprehtë dhe vëzhguese një bote të tërë në fermentim, atë të perandorisë austro-hungareze në kalbje, të tronditur deri në themelet e saj nga Lufta e Madhe, dhe duke dalë nga pushtimi gjerman dhe revolucioni komunist, duke kërkuar...
Pas suksesit të romanit të parë "Unë jam dashnorja", autorja Iva Musaraj ka vendosur të sjellë vazhdimin e historisë, anën tjetër të medaljes, parë nën këndvështrimin e Dorës, gruas së Adelit me titull "Unë jam e tradhtuara" (Historia e Dorës).
Sodit është një libër me reflektime e ndalesa në përpjekjen për të kuptuar realitetin, për të kapur kuptimin e jetës, e jetës së mirë, e jetës së qëllimshme, e jetës që synon një vendmbërritje. Janë reflektime mbi atë që është dhe atë që mund të jetë
Ky tekst i përgatitur nga studiuesja dhe pedagogia e shkencave të natyrës Inva Koçiaj është për fëmijë të moshës 9 -15 vjeç, të cilët janë kuriozë pas shkencës dhe hapësirës
Përrallat e Rojtarëve të Mençur të Detit është një lloj manifesti poetik,i cili na zhyt në botën imagjinare të mençurisë popullore, nga ngushtica e La Manche deri në Atlantik, nga deti Baltik deri në detin Mesdhe, nga ujrat e Paqësorit deri në detin e Japonisë...
Duke ndërthurur të gjitha tipet e udhëtimeve sipas traditave të ndryshme në mijëra cepa të botës – Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë, Indi, Poli i Veriut, Australi, madje edhe në vende të pafundme në ëndrra dhe botë imagjinare Përrallat e Udhëtarëve të Mençur përbëjnë në vetvete, sapo kthehet faqja, mrekulli me udhëtime, të cilat u bëjnë thirrje shqisave dhe...
Ky roman është një rileximi legjendës se Gjergj Elez Alise dhe Bajlozit te Zi: Nje panorame kalorsiake dhe gotike, në një mjedis të magjepsur plot mite dhe besetytni, ku lufta per pushtet zhvillohet e ashper me intriga dhe me dritehije te forta
Romani “Kohë Astrale” i ka të gjitha, thriller, satirë dhe endje filozofike apo metafizike.
Me kthesa tronditëse dhe sekrete të errëta që do t'u mbajnë të hamendësoni deri në fund, Zonja e fundit Parrish është një thriller i freskët, i lëngshëm dhe krejtësisht kompleks, i shkruar nga një talent me imagjinatë djallëzore. Me miliona kopje të shitura brenda pak kohësh