Nuk e di për ju që po e lexoni këtë përrallë.Por unë për veten time gjithmonë kam dashur që të kem një shkop magjik. Madje edhe sot ka çaste kur do të dëshiroja vërtet që, me anën e një shkopi magjik të bëja shumë gjëra. A dini të mbani një sekret? Po? Mirë.
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Meri Popins është dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
“Princesha Argjiro” tregon për fatin tragjik të princeshës Argjiro, e cila për të mos rënë në duart e armikut hidhet nga kështjella së bashku me foshnjën e saj... Historia vjen e përshtatur për fëmijë
Zbuloni bibliotekën më të hatashme të të gjithë botës në bestseller-in e Neë York Times-it
“Nevërmur” i Jessica Townsend-it: Spriovat e Morigana Krout nuk është thjesht një debutim i jashtëzakonshëm. Tërheqës, magjepsës, dhe i shkruar në mënyrë të mrekullueshme, ky libër sjell një aventurë të jashtëzakonshme që me siguri do të bëhet libri i preferuar për shumë lexues..” - Trenton Li Stjuart, autor bestseller i serisë Mysterious Benedict Society
Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia. Por shumë shpejt, Edmundi dhe pastaj...
Gojëdhëna e fundit e Eposit të Veriut: NË SHPELLËN E KRESHNIKËVE, ritreguar nga shkrimtarja Luljeta Dano dhe me ilustrimet e mrekullueshme nga piktorja Anila Zajmi Katanolli. Kjo gojëdhanë, si gjithë të tjerat, vlen për fëmijë të të gjithë moshave. Libri është pjesë e serisë së leximeve magjike për fëmijë: NGRIVA - SHKRIVA.
Një kryevepër, që nuk duhet humbur e shkrimtares holandeze që ka marrë shumë çmime, ku shijohet fitorja e më të dobëtit, e rrëfyer rrjedhshëm e me një ironi therëse të shëndetshme. Nuk ka kufi fantazia në këto 40 histori që tregojnë situata nga më të ndryshmet që duken normale po në fakt gjithmonë shpalosin aventura dhe një problem për t'u zgjidhur.