Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, iu dha përsëri lexuesit, pas 32 vjetësh, por në një ribotim të riparë e të përpunuar nga vetë autori.
Në SHBA, në vitin 2015 është botuar edhe romani “Shko, vër një rojë” (Go Set a Watchman), botim që njohu një sukses të jashtëzakonshëm dhe është në vazhdim të romanit të parë, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më sot, se mendohej se origjinali i shkruar kohë më parë me makine shkrimi kishte humbur
Mos pyet më por plotësoje bibliotekën tënde edhe me këtë libër të Khaled Hosseinit
Një tjetër kulminacion letrar i Khaled Hosseini-t, i cili e tejkalon "Gjuetari i balonave". Ka edhe më shumë për të mësuar nga ky roman...
Ky libër ka vetëm një të metë, - mbaron shpejt, - thotë Amazon. Prandaj edhe në Shqipëri ka mbi 10 ribotime si roman.
Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t’u lexuar. Ky libër ka marrë çmimin europian për letërsinë 2010
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm
Një rrëfenjë e mrekullueshme e Oborrit perandorak rus në të gjithë lavdinë e tij të shkëlqyeshme. Eva Stachniak i sjell në jetë me mjaft gjallëri vitet e hershme të nuses së re e të urtë, e cila do të bëhej e tmerrshmja dhe magjepsësja Katerina e Madhe.
Jeta e Sorajës, një vajze 15-vjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj, duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal që do të thotë: "Kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin...
Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë.
Fadala është nga të paktët shkrimtarë gjermanë që ka arritur që të përshkruajë me realizëm të thellëd he plasticitet të pashoq vuajtjet dhe gëzimet e njerëzve të thjeshtë, mbërthimin pas traditës, hutimin përballë të jashtëzakonshmes, kokëngjeshjen për të treguar se duan të mbështeten pas të fortëve. Ky roman trajton fatet e shtresës së mesme në kohën e...
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e parë janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1899 deri 1922
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e II janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1923 deri në vitin1940
Ky libër, me një zhanër të rrallë në letrat shqipe, sjell një botë mes reales dhe fictionit, përmes një narracion brilant të At Anton Harapit. Andrra e Prêtashit shenon një kulminacion në letërsinë non-fiction
“Një roman elegant dhe i matur, i saktë dhe i vëmendshëm ndaj botës.”- kështu e vlerëson Sunday Telegraph. Me këtë libër Adam Foulds mori çmimin evropian për Letërsinë në vitin 2011
Një kryevepër që befason vazhdimisht si roman klasik i letërsisë europiane. Mos e lër pa e lexuar sepse listohet mes 100 librave më të mirë në botë
Një kryevepër që befason vazhdimisht si roman klasik i letërsisë europiane. Mos e lër pa e lexuar sepse listohet mes 100 librave më të mirë në botë
«Asegai» është nga veprat e fundit të Wilbur Smithit. «Ky libër, shkruan një tjetër shkrimtar i madh, Stefen King, është një nga romanet historikë më të mirë. I tillë është Wilbur Smith. Ky kalorës modern i shkrimtarëve të shquar.»
Në stilin e vet të paimitueshëm, Hilari Manteli paraqet një pamje të një shoqërie në prag të ndryshimit, në shekullin e XVI, ku individët e luftojnë ose e përqafojnë fatin e tyre me pasion dhe kurajë. Një epokë kur fatet personale dhe politike ndahen nga një fije floku, kur suksesi sjell pushtet të pakufizuar, por një dështim i vetëm është baras me...
Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.Romani shquhet për karakterin epik të tregimit, episodet dramatike dhe figurat, që vizatohen të gjitha si hallka të veçanta...
Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Libri shoqërohet në shqip me një parathënie nga kritikja dhe shkrimtarja e njohur...
“Macja dhe mia” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e metaforës Gjermaninë e Luftës
Romani i Viktor Hygoit Shën Mëria e Parisit, i botuar më herët me titullin Katedralja e Parisit është një përkthim i shkëlqyer i Bujar Dokos, përkthyesit tonë të njohur. Që në fillim na duhet të vëmë në dijeni peripecitë që heq ky libër nga dashamirësia e atyre që e botojnë inkognito dhe pa të drejta. Por kjo ndodh rëndom në Shqipëri dhe pikërisht për...
“Fëmijët e mesnatës” është fitues i çmimeve “Booker Prize”, “English Speaking Union Literary Award” dhe “James Tait Prize”, në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin “The Best of the Booker”, në 1993 dhe 2008.
Michael Wallner e bën lexuesin shtegtar të një labirinthi të tërë ankthi dhe të një ndjesie superane sentimentale. Ky libër është një akuzë kundër luftës dhe thirrje për dashurinë njerëzore. "Prill në Paris" është botuar në njëzet e një gjuhë të botës dhe pati një sukses të bujshëm ngado.
Befasuese... një histori guximi, aventure, miqësie dhe dashurie gjatë Luftës së Dytë Botërore
Ky roman i ri nga Flutura Açka sjell një kryq harrese, me qëllim për të trokitur dhe zgjuar kujtesën kolektive shqiptare.
“Si mund të jetë rrjedha e jetës dhe bota e brendshme e një vajze 20-vjeçare teksa përballet me një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë? Nëse e lexon këtë libër, personazhi, Shqipja të jep shumë shtigje për dilema si e shkuara, identiteti, historia dhe fatin e individit....
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë".
Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.
Michel Houellebecq është një nga mendjet me brilante të letërsisë së sotme franceze, shkrimtari më i madh francez pas Kamysë.
Ky roman është një epos shumëzërësh nga një udhëtim jo vetëm nëpër Europë, por dhe nëpër mendimet dhe ndjenjat tona. Një libër, poetizimi dhe trilli sensual i të cilit, të emocionin njësoj sikurse thellësia e mendimit të tij.