“Ronja”, “Matilda” dhe “Olga prej...
Çfarë është më humane: të jesh i lumtur përballë atij që vuan kur e di qe ai e dëshiron lumturinë tënde, apo të sakrifikosh veten, vetëm që ai të mos ndihet i vetëm në vuajtjen e tij?
Z. Shyti, një personazh që Ardian Vehbiu e mbajti gjatë brenda tij, për ta vendosur më pas në një libër. Ai është i ftohtë në gjykim, dhe tërësisht i vërtetë në atë çfarë tregon, duke e bërë shëmbëlltyrën e tij në pasqyrë krejtësisht të trishtë për sytë e një lexuesi. Por, z. Shyti smund ta ndryshojë realitetin, ai thjesht mund ta tregojë atë, i bindur se...
Ky libër sjell një tjetër aspekt të luftës së femrës për të arritur ambicjet e saj në jetë: Në një realitet të tillë, në Amerikën e vitit 1893, jeton edhe Flosi Xhejn, e cila bëhet pjesë e “Vajzave të Tifanisë”. Ajo është femra moderne që thyen normat klasike, pasi do të bëjë emër në botën e artit. Lufta për të realizuar vetveten dhe rrahjet e zemrës së...
Një histori dashurie e dhembshurie e përshkruar me ironi e ndjenjë poetike, një histori që të përfshin të tërin, të mallëngjen e të ngroh zemrën.
Një histori gozhduese që kapërcen midis kujtimesh dhe gërsheton këndvështrime të ndryshme, Kur ti ike është një roman i mahnitshëm dhe i thellë psikologjik.
Ngjarjet e romanit Hana të Elvira Dones duket sikur nuk shkojnë përtej asaj çka mund ta quajmë historia e një burrneshe një procesi të dyfishtë transformimi të një qenieje njerëzore diku në Malësinë e Veriut.
Chère madam De Laduset, ma chère Charlotte! Ju lutem, mos më gjykoni tani, jo tani me sedrën tuaj të lënduar! Lëreni kohën të rrjedhë dhe ndoshta, ndonjëherë, me shpirt të lehtësuar do të ndieni pak keqardhje për mua.
Një tjetër kryevepër e Aleksandër Solzhenjicin vjen në gjuhën shqipe: Shtëpia e Matrionës, një histori e madhe, e rrëfyer thjeshtë në një fshat rus. Jeta e një të dënuari që sapo del nga burgjet dhe e fillon jetën në një shtëpi të vogël me qira. Një ngjarje me simbolikë të madhe në Rusinë kur sapo Stalini ishte ndarë nga jeta
“ANNA SOROR… është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten thelbësore e të dashura gjer në fund, jo vetëm për autoren por edhe për lexuesit. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij dhe ka një qendër një marrrëdhënie pasioni të fshehtë mes motrës dhe vëllait
Proza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë “Vajzën daneze”, deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzet.
Një roman jashtëzakonisht prekës dhe emocionues mbi kujtesën, dhimbjen dhe dashurinë.
Samanta Schweblin, një prej zërave më të rinj të gjuhës spanjolle, i përkthyer për herë të parë në shqip, krijon një aurë kërcënimi të çuditshëm psikologjik dhe një realitet të pazakontë në këtë roman tërheqës, tmerrues e të ngjeshur.
Sabrina dhe Tomi janë dy njerëz me intelekt, kulturë e njohuri, dhe që vine nga familje të mira intelektuale. Janë dy njerëz të cilët lëkunden mes të mirave e të këqijave të tyre, mes sigurive dhe pasigurive të tyre. Kur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda...
Në këtë roman mund ta gjej veten mbase cdo grua. Sepse në to flitet për dashurinë dhe për pjesën më të sinqertë njerëzore. Romani i Teodor Kekos i botuar fillimisht në vitin 1995 vjen i ribotuar 12 vjet pas ndarjes së tij nga jeta.
Ne shpirtin tim ben ftohte Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.
Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.
Romani është metafora mbi një kazerme, aty ku zhvillohen ngjarjet. Je në një repart ku duhet të zbatohen urdhrat. Por personazhi shfaqet refuzues. Fjalori, emrat, përshkrimet, etj., janë të gjitha në funksion të synimit të kuptimit të veprës
Është një histori që lexuesit e mundshëm shqiptar mund të gjejnë një pjesë shumë të mirë të vetvetes të asaj kohe . Është një nga ato romane që mendoj se i shërben një brezi tjetër që ka shume të rëndësishme të shikoj ose të përjetoj përmes artit atë lloj gjendje të njeriut në ato vite,, ku mendoja se njeriu ishte vec një ushatar i bindur dhe asgjë më...
Roman me një forcë të madhe tinëzare, të errët dhe nervoze, kjo vepër është pikturë e një pasioni të ndrydhur nga një mjedis, por që arrin të venitet i gjithi. Mbahet si një nga kryeveprat e Yukio Mishima dhe është romani që ka njohur më shumë përkthime.
Ogata Shingo shqetësohet gjatë ditës nga humbje të herë pas hershme të memories. Gjatë natës ai dëgjon një gjëmim të largët nga mali pranë shtëpisë, një zë që ai e lidh me vdekjen. Në mes janë marrëdhëniet që krijonin dikur jetën e Shingo-s më: me gruan e tij zhgënjyese, me djalin e tij mistrec dhe gruan e tij Kikuk. Jashtë kësaj rrjete të tejdukshme...
Trëndafilat anglez është një histori frymëzuese rreth rëndësisë së dhembshurisë dhe të shpërblimeve të miqësisë.
Një mëngjes vere, në kishën milaneze të San Markos, dikush sulmon e godet rëndë në kokë një grua të re e të bukur, ndërsa ajo lutej. Pas shtrimit në spital dhe operacionit, në zgjim, gruaja nuk kujton asgjë nga e kaluara e saj. Dhe kështu detyrohet të fillojë një proces të vështirë për të rifituar identitetin e saj. Pak nga pak nisin e lulëzojnë copëza...
Një roman përpirës, përkujtues, i trishtë dhe zemërdhënës njëkohësisht, një histori njerëzore që përcjell absurditetin dhe tëhuajzimin në qytetet e mëdha, dhembjen për vendlindjen e largët dhe të përvuajtur, kompleksitetin e luftës së Kosovës parë nga sytë e një fëmije
Nata e Sofie Kondilit nuk është një roman dashurie, por një roman për dashurinë. Sofie Kondili është për një natë edhe Madamë Bovari, edhe Helena e Trojës, por edhe një grua që jeton diku në Tiranë, Romë, Berlin apo Nju Jork. Dhe fshati ku Koço Kosta vendos të ekzekutojë një natë sa një jetë është një fshat i përbotshëm, që mund të jetë gjithkund dhe...
Sot më ngjan se qielli i Madridit po qan. Nesër mbush tridhjetetrevjeçe. Nesër do të kem vitet e Jezu Krishtit. Ka diçka që ma errëson të nesërmen. Skam bërë plane.
Një histori në qendrën e misterit të jetës së gjithësecilit- në kërkim të thirrjes së brendshme- Shpirti i botës- hedh një vështrim në jetët e shkuara, duke vërtetuar me një sërë shembujsh një rrugë radikale, shpesh mbresëlënëse dhe shumë të aksesueshme drejt realizmit. Hillman i inkurajon lexuesit të zbulojnë shenjat që secili nga ne ka në jetën e tij,...
Adami dhe Evelina - romani i shkrimtarit gjerman Ingo Schulze, dikur gazetar në Republikën Demokratike Gjermane, rrëfen historinë e Adamit, rrobaqepësit nga provinca e RDGJ-së që ndjek të dashurën, Evelinën, deri në liqenin Balaton në Hungari për të shpëtuar lidhjen e tyre. Me pak gjëra me vete e shumë shpresa, protagonistët udhëtojnë pas hapjes së...
Një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë të kohës prezantuar I humburi është vepra më e suksesshme e një nga shkrimtarëve më të njohur gjermanë Hans-Ulrich Treichel. Kjo vepër vjen në shqip nga Ardin Klosi.
Te Nesër në betejë mendo për mua, Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër. The LondonReview of Books
Psikiatri i susksesshëm David Chapman vendos të qëndrojë në shtëpi ndërkohë që familja e tij shkon për pushime në vreshtat e Martas. Jo çdo gjë është e qetë në qytet, gjithsesi. Një mundësi për tu takuar me një kërcimtare të Brodueit zgjon çdo fantazi të tij erotike. Por kur trupat takohen, kur misteri dhe dëshira bashkohen, nuk dihet se ku ky udhëtim do...
Një roman intensiv i destinuar për tu shndërruar në kryeveprën e Cormac McCarthy. Një baba dhe djali i tij ecin të vetëm në Amerikën e djegur. Asgjë nuk lëviz në peisazhin e shkatërruar, përveç hirit që shpërndahet nga era. Është ftohtë mjaftueshëm për të thyer gurë e kur dëbora bie ajo është gri. Qielli është i errët. Destinacioni i tyrë ëshëtë bregu,...
Ky libër është për të gjithë ata që, ashtu si unë, jetojnë çdo ditë me një boshllëk të madh. Asnjë dhimbje nuk i ngjan tjetrës; kjo është dhimbja ime dhe mban imazhin e njeriut tim që nuk është më. Asnjë dhimbje nuk është më e madhe apo më e vogël se tjetra, kur ajo të pushton shpirtin, të bën të vuash njëlloj.