Dhoma është letërsi e shkëlqyer klasike! Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.
Gjate muajit mars Bukinist ka ne fokus vepren dhe perkthimet e Mira Meksit prandaj ky roman shkon tek lexuesi me firmen e autores.
Në kohën kur po ekzekutohej një person i pafajshëm, Trevis Bojeti, përdhunuesi dhe vrasësi i nxënëses së gjimnazit, reflekton dhe vendos të tregojë të vërtetën e krimit, duke e çliruar nga akuzat e padrejta Donte Drumin. Ky rrëfim i vrasësimit, pendesa e thellë e tij dhe i gjithë rrëfimi vjen përmes një tjetër kryevepre të Grishanit, i ardhur në shqip nga...
Një nga romanet më të mira për të rinj të ditëve tona, i suksesshëm edhe si libër edhe ekranizim filmi, që përmes mitologjisë moderne rrok luftën mes të mirës dhe të keqes; të gjithë në kërkim të librit që të jep përjetësinë por përlotja në faqet e tij sjell vdekjen e personazhit kryesor. Por këtu fillon rrëfimi i këtij romani mister...
Seria e Klubit të Vrasësve të Grave vazhdon me historitë e dedektives Lindsay Boxer. Por, kësaj radhe veç aventurave të saja për zbulimin e krimit, ngjarjet vijnë edhe me jetën e saj private. Në një hotel ndodhin katër vrasje të shkëputura në dukje nga njëra tjetra. Lindsay-t do ti duhet të zbulojë autorët por kjo gjë i kushton shumë dedektives tonë.
Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.
Në një botë misterioze gjarpërinjsh argjendi, mes librash të shenjtë e letrash Tarot, rojash muskulorë dhe puthjes së parë, forca e shoqërisë duket mister edhe më i madh për Alisën...
Në vitin 1929, botuesi Bernard Grasset lexoi brenda natës dorëshkrimin e David Golder dhe vuri madje edhe një lajmërim në gazetë për të gjetur autorin anonim, dhe disa ditë më pas u njoh me Irène Némirovsky-n. Aty për aty, ai nuk deshi ta besonte se qe pikërisht ajo vajzë elegante dhe e sigurt në vetvete, bijë nga borgjezia e lartë strehuar në Paris pas...
Fillon me mungesë dhe dëshirë. Fillon me gjak dhe frikë. Fillon me një zbulim shtrigash.
Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t'i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t'ju bëjë për të qarë, por edhe do t'ju...
Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letërsisë dhe jetës.
Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje.
Në Barcelonën e pasluftës, Daniel Sempere, ende fëmijë, mrekullohet nga Varreza e Librave të Humbur. Në raftet e panumërta ai tërheq një libër: "Hija e erës" nga Julian Karaks. Pasi e lexon librin me një frymë, Daniel vihet në kërkim të librave të tjerë të Karaksit, kërkim që do të zgjasë me vite, duke zbuluar një nga një ngjarje të dhimbshme dhe fate të...
Vjen në shqip një thriller tjetër nga autori i romanit thriller “Engjëjt e Hamurabit”. “Gjuetari i shtrigave”, libri i parë i serisë thriller me protagoniste detektiven Xhesika Niemi, është Neë York Times dhe Spiegel Bestseller. Po përkthehet në 40 gjuhë të ndryshme dhe së shpejti do të jetë edhe serial televiziv në Hollywood nga Greg Silverman i Stampede...
Mjeshtri i psikothrillerit Sebastian Fitzek vjen me nje tjeter roman befasues per lexuesin shqiptar pas “Posta”. Një vrasës i dhunshëm takohet me mjekun e tij psikiatër në avion ku rrezikon jeta e mbi 600 pasagjerëve në bord…..
Mes jetës dhe vdekjes ekziston një bibliotekë, dhe brenda asaj biblioteke, raftet e librave nuk kanë fund. Çdo libër ofron një mundësi për të provuar një jetë tjetër që mund të kishe jetuar. Për të parë se si do të ishin gjërat nëse kishe bërë zgjedhje të tjera... A do kishe bërë diçka ndryshe, nëse do të kishe mundësinë të anuloje rrugëtimin tënd? Një...
Ky është një triller psikologjik nga shkrimtari Leonard Veizi. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë.
Prekja e së keqes” është libri i dytë i trilogjisë bestseller të autorit Max Seeck.
Tmerr. Romancë. Shkenca. Një përrallë klasike që nuk duhet humbur kurrësesi. Frankenstein duhet të jetë një lexim i domosdoshëm për çdo adhurues të letërsisë klasike, fantashkencës dhe të thrillerit. Ky roman klasik na tregon historinë e pasojave shkatërruese për ata që ndjekin pushtetin dhe lavdinë.
Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë... por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit "Gjak i trazuar" është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të...
E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, "Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.
Në korrik të vitit 1895, Sherlok Holmsi dhe Dr. Uatsoni marrin një letër nga hajduti legendar francez Arsen Lupen. Lupeni kërcënon të vjedhë pesë nga thesaret me të çmuara të Anglisë me shpresën për të përçmuar "kotësinë" e anglezve dhe lë një enigmë që përmban informacione se cili do të jetë krimi i tij i parë."
“Sekreti i një nate vere”, nga autorja bestseller e librit “Pas dyerve të mbyllura”, B. A. Paris është një libër që të mban frymën pezull
Detektivi i adhuruar Herkul Puaro nis një udhëtim nëpër Egjipt, në një nga misteret më të famshme të Agatha Christie.