Një ritregim drithërues, thellësisht emocionues dhe krejtësisht unik i legjendës së Akilit dhe Luftës së Trojës Një përrallë perëndish, mbretërish, fame të pavdekshme dhe zemre njerëzore, “Balada e Akilit” është një vepër verbuese që riimagjinon në mënyrë të shkëlqyer kryeveprën e Homerit, “Iliada”.
Autorja bestseller edhe në Shqipëri, Julia Navarro, vjen me një roman të ri, “Bibla prej argjile”, përkthyer nga Ornela Islami dhe botuar nga Dituria
Autorja e romaneve bestseller, “Vajza në tren” dhe “Nën ujë” Paula Hawkins vjen me nje tjeter roman ne gjuhen shqipe, - Zjarr qe digjet ngadale, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Morava. Libri vjen tek lexuesit duke nisur nga data 20 shtator 2022. Por, tek Bukinist.al mund ta porositni qe tani online, duke perfituar ulje -15%.
Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t'i mbronte.
Libri i Plokhy-t, me hulumtime të imtësishme, hedh dritë mbi vrasjet e vazhdueshme politike, të kryera nga regjimi sovjetik, edhe pas vdekjes së Stalinit, në vendet e huaja. Një vepër e mrekullueshme si për studiuesit, ashtu edhe per fansat e romaneve me spiunazh."
Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike
Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...
Kur besonim te sirenat nga Barbara O’ Neal vjen në shqip nga Living si nje nga romanet thriller me te pelqyer te momentit: Motra e saj ka vdekur para 15 vitesh ne nje sulm terrorist, por papritur ajo shfaqet ne nje kronike televizive, - duke ndryshuar rrjedhen e gjithe ngjarjes dhe duke ndryshuar rrenjesisht historine e ketij romani te mrekullueshem
Me këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë të një çështjeje të madhe gjyqësore, Xhon Grishami vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementeve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori. Një studio e vogël ligjore. Një çështje e madhe gjyqësore. Rasti i një jete të tërë.
Një roman misterioz që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit: Edhe ata që kanë, jeta e tyre ka plot makthe: Kështu ndodh me çiftin e përsosur, të cilët ditën më të bukur të jetës së tyre përballen me gjëra të tmerrshme. Një kufomë pranë vendit ku po bëhej dasma luksoze tjerr gjithë historinë e këtij romani plot mistere...
Vajza pa fytyrë më ka mbajtur me frymën pezull nga fillimi në fund». Michael Connelly Asnjë shkak të arsyeshëm, asnjë armë krimi. Rasti ideal për ta perfshirë Herri Holin në një hetim me zhvillime të papritura.
Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli vjen me një roman të ri për të pasionuarit pas rrëfimit të tij, - kësaj radhe me një roman të zhanrit mister.
Botimet Living prezantojnë librin “Matrioshka e fundit” ngaB. A. Paris, - një nga romanet mister më intrigues të momentit.
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.
Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782; më 12 shkurt 1947; më 10 korrik 1947; më 21 maj 2009 Ky roman ka zënë fill dhe ndoshta të gjithë ne jemi të përfshirë në të, edhe pse nuk e dimë, sepse asgjë nuk ndodh rastësisht, sepse udha jonë është e paracaktuar. Sepse fati është shkruar në Bibliotekën e të vdekurve.
Stephen King na dhuron një nga veprat e tij më sfiduese, model i një intensiteti brilant, suspanse eksluzive dhe një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. Ai është autori i më shumë se 50 librave, bestseller kudo në botë. Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.
Pas tre romaneve te meparshme Mekatet e zonjes Ema, Klienti, dhe Mallkimi i Melloneve, Mirela Kanini vjen me nje liber te ri, “Trafikanti”: Një histori e pazakonshme dashurie. Një roman triller psikologjik, i mbushur me emocione dhe pasion. Një histori sa turbulluese, aq dhe tërheqëse. I mbushur me ngjarje, hera-herës të rënda, dhe kthesa të...
Nga shkrimtarja e romanit “Drita që humbëm”, bestseller i “Neë York Times”, vjen një libër romantik, që të copëton zemrën, i cili flet për hidhërimin, humbjen, dashurinë dhe zbulimin e vetvetes. “Më shumë se fjalët” tregon me delikatesë se si e zgjedhim jetën që duam të jetojmë
Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në vellimin e shtatë të sagës epike bestseller ndërkombëtar. Librin e gjeni në treg duke filluar nga data 2 gusht 2021. Parapaguaje që ta kesh në momentin që del librin e fundit të sagës magjike....
Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.
Per here te pare Shtepia Botuese Jozef sjell librin e S. K. Barnet - nje thriller i jashtezakonshem qe nuk harrohet lehte.
Ky eshte nje nder romanet thrilelr me te miret qe vjen ne shqip permes shtepise botuese Living
Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.