I ri Cmim i reduktuar! Edhe dy sekrete të tjera magjike nga Rhonda Byrne Shiko më të madhe

Edhe dy sekrete të tjera magjike nga Rhonda Byrne

Rhonda Byrne BD0147

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set me dy libra vjen për të gjithë ata që e kanë lexuar “Sekreti”, një nga librat më të shitur në botë. Botimet Dudaj i hodhën në qarkullim brenda pak ditësh dy librat e rinj “Fuqia” dhe “Magjia” prandaj, sekretet e një prej mendjeve më me ndikim në botë, ua sjellim me një klik në bibliotekën dhe mendjen tuaj...

Më shumë detaje

41 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky set përmban dy librat më të fundit që kanë ardhur në shqip nga Rhonda Byrne, dhe që janë botuar nga Dudaj në vitin 2017.

1. “Fuqia” nga Rhonda Byrne. Vetëm këtë libër mund ta blini me një klik KËTU.

Tani me “Fuqia”, Rhonda Byrne vazhdon punën e saj të thelluar, duke zbuluar të vetmen forcë madhore në universin tonë: Ti je i destinuar të jetosh një jetë të mrekullueshme. Me këtë libër dëshiroj të të rrëfej mënyrën sesi mund të arrish të kesh një jetë të mrekullueshme. Ka kaq shumë për të mësuar për të dhe gjithçka është vërtet e bukur. Në fakt është përtej së bukurës. Është fenomenale!

Jeta është më e thjeshtë nga sa ti e mendon, dhe ndërsa arrin të kuptosh sesi ajo funksionon e gjithashtu Fuqinë që ke brenda vetes, do të mund të përjetosh magjinë e jetës në gjithë plotshmërinë e vet-pikërisht atëherë do të kesh një jetë të mrekullueshme!

2. “Magjia” nga Rhonda Byrne. Vetëm këtë libër mund ta blini me një klik KËTU.

“Përgjatë 28 ditëve ju mund të merrni një udhëtim që do të ndryshojë jetën tuaj. Epoka të hershme, tekste të shejta, të mbajtura të fshehura që ne mund t’i zbulojmë sot. Një fjalë mund të ndryshojë jetën tënde”. Këto gjëra zbulon vëllimi i tretë i autores bestseller, i ardhur në shqip “Magjia”.

Po, ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja realitet, ju mund të keni çdo gjë që dëshironi, jeta juaj mund të marrë ndriçimin e yjeve! Bashkohuni me mua në një rrugëtim të paharrueshëm njëzet e tetë ditor, gjatë të cilit do të zbulojmë për herë të parë se si mund t’i japim jetës sonë një pamje marramendëse!

Aventura jonë fillon dy mijë vjet më parë, atëherë kur në shkrimet e shenjta u zbuluan disa njohuri jetë-ndryshuese.

Për njëzet vjet me radhë, këto njohuri kanë qenë një mister për njerëzit . Pothuajse të gjithë ata që i kanë lexuar janë ngatërruar keq, madje dhe i kanë keqkuptuar…

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJuliana Nikolla, Ivana Goga