I ri Cmim i reduktuar! Ke në duar tri sekrete që presin për tu zbuluar! Set 3 libra Shiko më të madhe

Ke ne duar tri sekrete qe presin per tu zbuluar! Set 3 libra

Rhonda Byrne BD0145

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Mjeshtria dhe gjenia e Rhonda Byrne e ka bërë atë jo vetëm një nga autoret më të lexuara, por edhe një nga 100 personat më me ndikim në botë. Tre librat e saj, “Sekreti”, “Fuqia” dhe “Magjia” janë tri sekrete të fuqishme që presin për tu zbuluar prej jush... Gjithmonë nëse do të shpalosësh vetveten dhe të realizosh ëndërrat e tua.

Më shumë detaje

589 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

3 240 Lekë

-10%

3 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autorja e famshme Rhonda Byrne tashmë ka fituar zemrat e mijëra e mijëra lexuesve edhe në Shqipëri. Falë botimeve që ka realizuar Botimet Dudaj, tashmë kanë ardhur në shqip tre prej veprave të kësaj autoreje. Të trija janë pjesë integrale e një misioni të madh që ka Rhonda Byrne, dhe për këtë arsye, edhe Bukinist.al i sjell në një set. Investimi më i mirë që mund të bësh për vetveten është që ti bësh pjesë të bibliotekës tënde.

1.Sekreti nga Rhonda Byrne.Vetëm këtë libër mund ta porositës direkt KËTU.

Ndër shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Ky Sekret shekullor është kuptuar nga disa prej njerëzve më të mirënjohur në histori: Platoni, Galilei, Bet’hoveni, Edisoni, Karnegi, Ajnshtajni – bashkë me disa shpikës të tjerë, teologë, shkencëtarë, dhe mendimtarë të mëdhenj. Tani Sekreti po i zbulohet botës.

Për herë të parë, të gjitha pjesët e sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t’ia transformojë jetën gjithkujt që do ta përjetojë.

Në këtë libër do të mësoni si ta përdorni sekretin në çdo aspekt të jetës – me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që keni në botë.

Sekreti përmban mençuri nga mësuesit e ditëve moderne – burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohuritë e sekretit, ata nxjerrin në dritë histori mahnitëse për mënyrën si zhduken sëmundjet, si fitohen pasuritë e mëdha, si kalohen pengesat dhe si arrihen gjërat që shumëkush i cilëson si të pamundura.

2. “Fuqia” nga Rhonda Byrne. Vetëm këtë libër mund ta porositës direkt KËTU.

Qëllimi i Rhonda Byrne është: Lumturi për miliona njerëz: Filloi udhëtimin e saj me filmin Sekreti që u pa nga miliona njerëz anembanë planetit. Vijoi me librin Sekreti një bestseller botëror i botuar në mbi 46 gjuhë të huaja.

Tani me Fuqia, Rhonda Byrne vazhdon punën e saj të thelluar, duke zbuluar të vetmen forcë madhore në universin tonë:

Ti je i destinuar të jetosh një jetë të mrekullueshme.

Me këtë libër dëshiroj të të rrëfej mënyrën sesi mund të arrish të kesh një jetë të mrekullueshme. Ka kaq shumë për të mësuar për të dhe gjithçka është vërtet e bukur. Në fakt është përtej së bukurës. Është fenomenale!

Jeta është më e thjeshtë nga sa ti e mendon, dhe ndërsa arrin të kuptosh sesi ajo funksionon e gjithashtu Fuqinë që ke brenda vetes, do të mund të përjetosh magjinë e jetës në gjithë plotshmërinë e vet-pikërisht atëherë do të kesh një jetë të mrekullueshme! -nga libri Fuqia

3. Magjia nga Rhonda Byrne. Vetëm këtë libër mund ta porositës direkt KËTU.

Ju keni në dorë mënyrën për të pasur një jetë magjike!

E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante nga sa e imagjinonit kur ishit fëmijë.

Po, ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja realitet, ju mund të keni çdo gjë që dëshironi, jeta juaj mund të marrë ndriçimin e yjeve! Bashkohuni me mua në një rrugëtim të paharrueshëm njëzet e tetë ditor, gjatë të cilit do të zbulojmë për herë të parë se si mund t’i japim jetës sonë një pamje marramendëse!

Aventura jonë fillon dy mijë vjet më parë, atëherë kur në shkrimet e shenjta u zbuluan disa njohuri jetë-ndryshuese.

Për njëzet vjet me radhë, këto njohuri kanë qenë një mister për njerëzit . Pothuajse të gjithë ata që i kanë lexuar janë ngatërruar keq, madje dhe i kanë keqkuptuar…

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiMaringlen Pepa, Juliana Goga, Ivana Goga