I ri Cmim i reduktuar! Vera 2022 me Anna Premoli – set Shiko më të madhe

Vera 2022 me Anna Premoli – set

Anna Premoli A-008573

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ne kete set kemi sjelle dy romane per te gjithe lexuesit e pasionuar pas Anna Premolit, mbretereshes se romances italiane: “Dashuri dhe telashe” dhe “Shume dashuri per asgje” jane dy romanet me te fundit qe ka hedhur ne qarkullim shtepia botuese Bota Shqiptare

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban
Shume dashuri per asgje
Viola Brunello është ngopur me burrat. Sidomos me ata që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë inteligjencën e saj të shkëlqyer për qëllimet e tyre. Avokate biznesi, që sapo ka hapur zyrën e saj, Viola nuk do të humbasë kohë duke ndjekur ëndrra romantike të cilat, thellë në zemrën e saj, i konsideron plotësisht të paarritshme.
I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në “listën” e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit.
Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të “listës së përmbushjeve”: kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t’i bënte...
Një gjë ishte e sigurt: sfidat do të shkonin më mirë sikur Lorenzo Vailati, një nga partnerët e një kompanie që i besoi një detyrë së fundmi, nuk do ta kishte zbuluar përmbajtjen e listës dhe nuk do të ishte intriguar prej saj.
Sepse Viola qe ngopur me burrat. Nga të gjithë, por sidomos nga ata si Lorenzoja.

Dashuri dhe telashe
Edoardo Gustani është një “djalosh i artë” arrivist i botës milaneze të financës, ekspert i financës dhe shkrirjeve të kompanive. Për momentin është i interesuar të shtjerë në dorë shumicën e aksioneve të Health Green, një shoqëri që vepron në sektorin e integratorëve dhe produkteve biologjike, që gjendet në vështirësi pas disa kuturisjeve të çartura të administratorit të fundit të deleguar.
Për të siguruar marrëveshjen, Gustani duhet të bindë pjesëtarët e familjes Longo, pronarë prej brezash të ndërmarrjes në fjalë. Ka vetëm një pengesë për të kapërcyer: të sigurojë miratimin e Elenës, mbesës së katër aksionareve të moshuara.
Elena nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë në fjalë, që kur i ati preferoi të birin si administrator në vend të saj. E kishte mbyllur atë histori dhe kishte ndërruar drejtim duke hapur një qendër holistike, ku njerëzit mund t’i largoheshin kaosit të përditshëm dhe të relaksoheshin.
Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera.
Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik. Ndaj dhe vendos të kalojë disa ditë në qendrën e Elenës. Është i sigurt se do t’ia kthejë mendjen duke shfrytëzuar nurin e tij joshës. Por ja që ka të papritura që as një biznesmen cinik dhe i përllogaritur s’mund t’i marrë dot me mend....

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë