Shume dashuri per asgje Shiko më të madhe

Shume dashuri per asgje

Anna Premoli A-000400

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nje tjeter romance magjike nga mbreteresha italiane e romances, Anna Premoli vjen per lexuesit shqiptare. Padyshim, autore bestseller ne Itali por edhe ne Shqiperi me romanet e saj.

Më shumë detaje

126 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928004741

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Viola Brunello është ngopur me burrat. Sidomos me ata që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë inteligjencën e saj të shkëlqyer për qëllimet e tyre. Avokate biznesi, që sapo ka hapur zyrën e saj, Viola nuk do të humbasë kohë duke ndjekur ëndrra romantike të cilat, thellë në zemrën e saj, i konsideron plotësisht të paarritshme.

I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në “listën” e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të “listës së përmbushjeve”: kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t’i bënte...

Një gjë ishte e sigurt: sfidat do të shkonin më mirë sikur Lorenzo Vailati, një nga partnerët e një kompanie që i besoi një detyrë së fundmi, nuk do ta kishte zbuluar përmbajtjen e listës dhe nuk do të ishte intriguar prej saj. Sepse Viola qe ngopur me burrat. Nga të gjithë, por sidomos nga ata si Lorenzoja.

REVIEW

«Heroina e re e letërsisë femërore.»

- Vanity Fair

«Anna Premoli është numri 1 i romanit romantik në Itali.»

- Elle

«Anna Premoli është e aftë të zhysë zhanrin kombëtar rozë në kontekstin ndërkombëtar dhe ta mbjellë mirë në frymën e kohës sonë».

- La Repubblica

«Ajo është Bridget Jones e kombit tonë».

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928004741
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanRomancë&Pasion