I ri Dashuria nuk është kurrë e thjeshtë Shiko më të madhe

Dashuria nuk eshte kurre e thjeshte

Anna Premoli BOT0106

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është fitues i çmimit “Bancarella”, i botuar në 5 vende të Europës dhe i shitur në më shumë se 500 mijë kopje brenda një kohe rekord. Dy personazhet tona njihen dhe më pas urrehen me njëri tjetrin që me shikim të parë: Lavinia studion për Ekonomi në Universitetin e Bokonit, ndërsa djali në inxhinieri. Bëjeni pjesë të leximeve tuaja komedinë më të re romantike të autores më të suksesshme të romanit femëror italian të ditëve tona

Më shumë detaje

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928002501

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Po sikur, për të marrë notë të mirë në universitet, të duhet të zësh miqësi me dikë që nuk të pëlqen? Lavinia mendonte se kishte mësuar shumë nga jeta por, pas maturës, dëgjoi këshillën e prindërve dhe u regjistrua për të studiuar ekonomi. Tani, në vitin e pestë të studimeve në Bokoni, përfshihet në një projekt të pazakontë: një shkëmbim me inxhinierët informatikë të Politeknikut.

Qëllimi? Të krijojë një skuadër me një student që nuk e kishte takuar kurrë më parë, siç ndodh në mjediset e punës. Është për të ardhur keq që Lavinia nuk ka asnjë interes për projektin.

Dhe, për fatin e saj të keq, i duhet të bashkëpunojë me një farë Sebastiano, i cili duket krejt i pamotivuar për këtë nismë. Kështu, kur nis faza e punës dhe shoqet e saj përparojnë, Lavinia mbetet vetëm.

Po si mund t’ia lejojë vetes ai tipi absurd - që siç thonë të gjithë, është i marrë pas informatikës - ta lërë me gisht në gojë dhe pa asnjë shpjegim?

Lavinia nuk ka zgjidhje tjetër: nuk e duron dot, por i duhet të marrë kreditit për provimin, prandaj duhet të shpikë një mënyrë që ta bindë të bashkëpunojnë...

Po me ç’mënyrë? Një komedi e re romantike e mbretëreshës së romanit femëror italian.

Thanë për librin

“Ana Premoli është e aftë ta kalojë romanin rozë kombëtar në mjedise ndërkombëtare dhe ta ngulisë mirë në shpirtin e kokës sonë”.

- La Repubblica

Të dhëna

Faqe376
ISBN9789928002501
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia
RomanRomancë&Pasion