Anna Premoli BOT0053
Libër i ri
Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928000989 | |
Medisoni vetëm në dukje është grua në karrierë. Në të vërtetë është shumë më pak e motivuar se kolegët e punës dhe nuk e tërheq fare ideja që të bëjë ndryshime në jetën e saj. Dhe atëherë lind pyetja: si është e mundur ta venë përpara provës pikërisht atë që shtirej aq bukur sa bënte art dhe kishte tmerr nga gjërat e reja? Kur mbërriti në Kore, shefi i saj me sy bajame dhe pasaportë amerikane, nuk ia bëri aspak të lehtë përshtatjen me jetën koreane. E katapultuar në një botë në fillim armiqësore, të cilën nuk e njeh fare, ku ushqimi është një tmerr më vete, por jo vetëm ushqimi, Medisoni ndihet e detyruar të shtrëngojë rripat dhe të mendojë për rritjen e saj njëherë e përgjithmonë. Dhe fati e deshi që në rrugën e saj t'i dalë përpara diçka e bukur dhe krejt e paparashikuar. Romani ka qenë për muaj të tërë në vendet e para të klasifikimit të librave më të shitur dhe Colorado Film ka marrë të drejtën për ta ekranizuar. Edhe ky libër ka qenë një sukses i vetëbotimit, duke kapur vendet e para në klasifikim.
| Faqe | 340 |
| ISBN | 9789928000989 |
| Redaktori | Manjola Gjonaj |
| Viti i Botimit | 2014 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Irena Dono |
Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe.
Ky libër është fitues i çmimit “Bancarella”, i botuar në 5 vende të Europës dhe i shitur në më shumë se 500 mijë kopje brenda një kohe rekord. Dy personazhet tona njihen dhe më pas urrehen me njëri tjetrin që me shikim të parë: Lavinia studion për Ekonomi në Universitetin e Bokonit, ndërsa djali në inxhinieri. Bëjeni pjesë të leximeve tuaja komedinë më të...
Po sikur kjo urrejtje të fshehë dashurinë? Po sikur ajo të ndjente diçka për kolegun arrogant e të përçmuar? Po sikur pas kësaj shtirjeje të tij të fshihej tjetër gjë? I këndshëm dhe romantik, argëtues dhe bindës, Anna Premoli ka shkruar një roman që di si t’i pushtojë zemrat e lexuesve.
Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur... Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.
Një tjetër roman shpërthyes dhe super romantik i Anna Premolit, një autore me gjysmë milionë kopje të shitura, fituese e shumë çmimeve letrare në Itali dhe jashtë vendit, vjen në gjuhën shqipe; pse jo libri i mbretëreshës së romancave vjen në pikun e festës së Shën Valentinit.
Anna Premoli është konsideruar si mbretëresha e romancës në ditët tona. Suksesi i saj i ka tejkuar me kohë kufijtë e Italisë dhe sot është një ndër autoret më të lexuara në zhanrin e romancës edhe në Shqipëri. Prandaj, kemi përzgjedhur setin me dy prej romaneve më të fundit që kanë ardhur për lexuesit tanë.
Ky libër vjen nga autorja e romancës më të shitur në Itali, “Të lutëm më lër të urrej”. Autorja është fituese e çmimit Bancarella. Edhe në këtë roman rrëfehet historia e një vajze, ku jeta e saj ndryshon papritur. Xhada ndodhet në konflikt me të gjithë, - dhe për rrjedhojë, ajo përballet më një lëmsh, të cilit do të duhet ti gjejë fillin....
Autorja me e shitur ne zhanrin e romances ne Itali, me mbi 500 mije kopje, e cila ka kryesuar listat e klasifikimit per mbi 250 jave dhe fituese e cmimit BANCARELLA, Anna Premoli pas romanit te suksesshem edhe ne Shqiperi, “Te lutem, me ler te te urrej”, vjen me nje roman te ri, i cili konsiderohet nje rikthim i pazakonte i autores ne majat e saj si...
Anna Premoli vjen me një tjetër romancë gjatë kësaj vere për lexuesit shqiptarë; sidomos për adhuruesit që do të lexojnë një tjetër lojë të madhe dashurie mes dy njerëzve që koha i detyroi të rrinë bashkë dhe pasionet i ndezin mes tyre: Një avokate dhe një prokuror, dikur në një auditor universiteti, plot urrejtje ndaj njëri-tjetrit dhe tani që pasioni i...
Anna Premoli, e vlerësuar si mbretëresha e romancës në Itali, vjen këtë verë të vitit 2020 me dy libra të rinj njëherësh para lexuesve shqiptarë: “Derisa dashuria të na ndajë” dhe “Një ditë e përkryer për të dashuruar”. Tashmë, këto janë dy libra që duhet të jenë në mini-bibliotekën e Anna Premolit edhe për të pasionuarit shqiptarë pas kësaj autoreje.
Nje tjeter romance magjike nga mbreteresha italiane e romances, Anna Premoli vjen per lexuesit shqiptare. Padyshim, autore bestseller ne Itali por edhe ne Shqiperi me romanet e saj.
Numri 1 në Itali. RASTI EDITORIAL I VITEVE TË FUNDIT. Mbi 850.000 KOPJE TE SHITURA; 250 JAVË NË KLASIFIKIM - FITUESE E ÇMIMIT BANCARELLA - LIBRAT E SAJ SË SHPEJTI DO TË BËHEN FILMA - ËSHTË KTHYER AUTORJA QË NGJALL VRULLSHËM HUMORIN E MIRË
Ne kete set kemi sjelle dy romane per te gjithe lexuesit e pasionuar pas Anna Premolit, mbretereshes se romances italiane: “Dashuri dhe telashe” dhe “Shume dashuri per asgje” jane dy romanet me te fundit qe ka hedhur ne qarkullim shtepia botuese Bota Shqiptare
Mbretëresha e romancës italiane vjen me një tjetër roman, ku në qendër është një histori dashurie e pazakontë: Të gatshëm të ndeshen dhëmb për dhëmb, po ta lypë nevoja. E megjithatë diçka e thellë i bashkon.