Cmim i reduktuar! Feminizmi shqiptar permes letersise – set Shiko më të madhe

Feminizmi shqiptar permes letersise – set

Rezarta Rezi, Eralda Baze A-007612

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set perfshin librat e dy autoreve femra, - te cilat i kane librat e tyre te pare ne zhanrin e romanit, - por qe sjellin nje kendveshtrim te ri per boten, duke thyer tabu, me nje sens te forte feminist. Per kete arsye, keto te dy libra i konsiderojme si zbulesa ne letersise feministe shqiptare dhe i rekomandojme per kedo qe do te kuptoje me mire boten e brendshme plot mistere te femres. 

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra, permban:

Kolone zanore nga Rezarta Reçi

Autorja Rezarta Reçi vjen para lexuesit me një roman, - i konsideruar si befasi në raport me tematikën që sjell, mjeshtrinë e përdorimit të teknikave rrëfimtare, depërtimet psikologjike dhe gjuhën e gjallë që përdor gjatë rrëfimit

Autorja vjen si një njohëse e jashtëzakonëshme e shpirtit njerëzor dhe e kompleksitetit psikologjik dhe subkoshient të njeriut dhe sidomos të femrës, dhe me artin e saj të sinqertë dhe të fuqishëm shprehës, shpërthen në një kohë të pakohë, duke i dhenë letersisë një roman që i ka munguar.

 

“Dielli me perendon ne lindje” nga Eralda Baze

Në këtë roman të parë të Eralda Bazes vjen drama e dashurisë mes dy të rinjve që vijnë nga botë të ndryshme, nga kultura të ndryshme, dashurinë e vështirë mes vetë Lindjes dhe Perëndimit. Njëherësh trajtohet edhe drama e intelektualit shqiptar, përditshmëria e tij, vuajtjet për të mbijetuar me dinjitet.

Një vepër interesante dhe dinjitoze, një korpus ngjarjesh dhe situatash, gjeografishë dhe realitetesh.  Kritika e vemendshme patjetër që do ta njohë këtë vepër, dhe duke e analizuar, kritika do të fisnikrojë dhe veten e saj, madje leximi nga kritika i kësaj vepre, do të jetë një shenj i mirë dhe një ogur për të na dhënë dhe ne të kuptojmë se kritika jonë tashmë nuk e ka humbur as instiktin, as nuhatjen, as intuitën dhe as shijen e përzgjedhjes së veprave dinjitoze dhe të vlefshme”.