Cmim i reduktuar! Rikthimi i Bedri Dedjas tek lexuesit e vegjel Shiko më të madhe

Rikthimi i Bedri Dedjas tek lexuesit e vegjel

Bedri Dedja A-000514

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas shume kohesh nderprerje, rivjen para lexuesve te vegjel Bedri Dedja, - i cili fale mjeshtrise se tij rrefimtare, edhe sot magjep femijet e ketij brezi me veprat e tij te shkruara me shume se gjysmeshekulli me pare. Ne kete set ne kemi mbledhur bashke tre librat e pergatitur nga shtepia botuese Albas: Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit, Nje udhetim i rrezikshem dhe Presidenti i planetit te kuq

Më shumë detaje

40 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

1 845 Lekë

-10%

2 050 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me tre libra permban:

“Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit” nga Prof. Bedri Dedja

Aventurat me fyej magjikë e katallanë të Fatbardh Pikaloshit vijojnë të magjepsin fëmijët anembanë. “Babai” i Fatbardh Pikaloshit, shkrimtari i njohur për fëmijë, Bedri Dedja, ju fton në portat e botës së tij magjepsëse të përrallave. Në këtë libër do të njihni heroizmat e famshme të Pikaloshit dhe miqësinë e tij jo të zakonshme me Qenin Qimekuq-Zemërbardhë.

“Një udhetim i rrezikshem” nga Prof. Bedri Dedja

Romani-përrallë Një udhëtim i rrezikshëm është një nga veprat më zbavitëse të shkrimtarit Bedri Dedja, vlerësuar me çmimin e IBBI-t (Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë), si romani më i mirë i vitit 2000, për fabulën e tij dinamike e plot fantazi, si dhe për dhuntinë e madhe krijuese të autorit.

Kokëdruthi, Kokëtapa dhe Kokëfirifiu largohen fshehurazi nga vendlindja e tyre, Qyteti Sdikuisht, për të shkuar drejt Qytetit të Qejfit, të hallakatur nga premtimet e Usta Ipaudhit, këtij mashtruesi të shkuar në moshë.

Aventurat e tyre do t’i rrëmbejnë lexuesit e vegjël për t’i çuar në Festivalin e Gjëraxhepit, në qytetin famëkeq të Helmegazisë, e deri në Monopatin e torturave gramatikore e matematikore… Por çfarë ndodh më pas me ta?

Këtë do ta zbuloni pasi të keni marrë në duar këtë thesar të paçmuar që shkrimtari Bedri Dedja u ka lënë fëmijëve.

“President i planetit të kuq” nga Prof. Bedri Dedja

 “Vepra e Bedri Dedjes është një ftesë për të mbetur fëmijë në zemër, e bërë nga dikush që, pikërisht pse veproi kështu, u bë monument i letërsisë për fëmijë.

Heronjtë e këtij romani, një grup i guximshëm fëmijësh tokësorë dhe marsianë, marrin përsipër shpëtimin e Sistemit tonë Diellor nga sulmi i mafies kozmike. Ata arrijnë ta mposhtin të Keqen përmes luftës së përbashkët. Në këtë luftë udhëhiqen nga Presidenti i Planetit të Kuq, i cili i dëgjon me shumë vëmendje fëmijët dhe, nga mësimet që nxjerr prej përrallave të tyre, rregullon të gjitha ligjet e planetit.

Ndonjëherë, për të shpëtuar botën, nuk mjaftojnë dijet dhe teknologjia, por duhet bota fëminore, fantazia dhe aftësia e tyre për të besuar tek e pamundura, duke shndërruar kështu çdo përrallë të bukur në realitet.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2020-2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë