Bedri Dedja (1930–2004) ka qene pedagog e psikolog, historian i arsimit shqiptar, shkrimtar, teoricien e kritik i letërsisë për fëmijë, akademik. Lindi në Korçë. Kreu studimet e larta në Institutin “Lenin” në Moskë (1953), duke ndjekur njëkohësisht dy degë: Pedagogji-psikologji dhe letërsi për fëmijë. Ka qenë pedagog dhe dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1957), drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Tiranës (1957–1958), kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”, i revistave “Arsimi popullor” e “Fatosi”; nismëtar dhe drejtor i Institutit të Studimeve dhe Botimeve Shkollore (1965–1970), zëvendësministër i Arsimit dhe i Kulturës (1970–1973), sekretar shkencor i ASHSH (1973–1975) etj. Është autor i botimeve shkencore pedagogjike e psikologjike: “Rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare” (1966), “Shënime për historinë e mendimit pedagogjik shqiptar” (1972), “Studime për problemin e metodave të dhënies së mësimit në shkollë” (1987), “Drejt enigmave të psikikës së njeriut” (1989), “Psikologjia sociale” (1990), “Sekreti i talentit” (1998), “Nëpër ravat e jetës” (2001) etj.; bashkautor në tekste të psikologjisë për shkollat e larta dhe për kursin pasuniversitar, në veprën “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar” I (2004), në manualin shkencor “Didaktika” etj.
Ndër veprat kryesore si shkrimtar i letërsisë për fëmijë janë romanet “Kalamajtë e pallatit tim” (1972), “Met partizani” (1981), “Kacamisri rreth globit” (1993), “Një udhëtim i rrezikshëm” (1962), “Qyteti me tri kështjella” (2003), “Republika e një mijë e njëqind çudirave” (1997); poema “Shkolla e pyllit” (1967), vëllimet “Përralla njëmbëdhjetëkatëshe” (1996), “Kapiteni i shtrëngatës” (1970); si studiues ka botuar librat “Tradita e probleme të letërsisë shqipe për fëmijë” (1971), “Shkrime mbi letërsinë për fëmijë” (1978), “Letërsia për fëmijë”(1961) etj. Për këtë veprimtari ka marrë Urdhrin e Organizatës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj (Cyrih, 2000).
Bedri Dedja ka qenë kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve, anëtar i Asamblesë së Lidhjes Botërore të Shkencave Psikologjike, kryetar nderi i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj. Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”, ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.
Është koha të rikthehemi në portat e qytetit fantastik të Sdikuishtit, për t’u takuar sërish me Kokëdruthin, Kokëtapën, Kokëfirifiun, Kokakomçin, Usta Ipaudhin e të tjera personazhe, që i përkasin një epoke, ku teknologjia ka ecur me hapa viganë.
Bedri Dedja mbetet ndër autorët më të spikatur të letërsisë për fëmijë të paraviteve ’90. Rikthimi në qarkullim i veprave të tij ka ngjallur interesin e lexuesve të vegjël, - pikërisht për këtë arsye ne kemi sjellë dy prej librave të tij, - të kthyer tashmë në klasikë të letërsisë për të vegjë, - të vendosur në një set që i rekomandojmë për ti bërë pjesë...
Aventurat me fyej magjikë e katallanë të Fatbardh Pikaloshit vijojnë të magjepsin fëmijët anembanë. “Babai” i Fatbardh Pikaloshit, shkrimtari i njohur për fëmijë, Bedri Dedja, ju fton në portat e botës së tij magjepsëse të përrallave. Në këtë libër do të njihni heroizmat e famshme të Pikaloshit dhe miqësinë e tij jo të zakonshme me Qenin Qimekuq-Zemërbardhë.
Romani për fëmije "I fundmi i Kastriotëve" hedh drite mbi një ngjarje tragjike të historisë së Shqipërisë, e cila njihet shumë pak nga lexuesi shqiptar. Shkrimtari Bedri Dedja, duke u mbështetur në fabulën dhe subjektin e veprës me të njëjtin titull, shkruar nga Andon Frashëri, ndërtoi mbi skeletin e saj një vepër të re, se cilës i dha formën e romanit...
Personazhi aq i njohur i përrallave shqiptare, Kacimicrri, niset në një udhëtim të gjatë rreth globit, për të takuar shumë personazhe të tjera të letërsisë botërore për fëmijë.
Këto janë rrëfime që shënjojnë jetën e lexuesve të vegjël, pasi jo vetëm rrjedhin natyrshëm, por të krijojnë përshtypjen sikur shkrimtari është edhe një shok e pjesëmarrës në lojërat, shqetësimet, gëzimet dhe brengat e tyre.
Në faqet e këtij romani do të njiheni me lojërat, shqetësimet dhe gëzimet e bashkëmoshatarëve të një kohe të shkuar dhe të një rendi tjetër shoqëror.
Faqet e këtij romani e dërgojnë lexuesin në udhëtime mbresëlënëse, që nisin nga brigjet e Jonit e shkojnë deri në Valbonë, duke e mbajtur të pushtuar me magjinë e ngjarjeve që ndjekin njëra-tjetrën, deri në fund të librit.
Romani-përrallë Një udhëtim i rrezikshëm është një nga veprat më zbavitëse të shkrimtarit Bedri Dedja, vlerësuar me çmimin e IBBI-t (Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë), si romani më i mirë i vitit 2000, për fabulën e tij dinamike e plot fantazi, si dhe për dhuntinë e madhe krijuese të autorit.
“Vepra e Bedri Dedjes është një ftesë për të mbetur fëmijë në zemër, e bërë nga dikush që, pikërisht pse veproi kështu, u bë monument i letërsisë për fëmijë.
Pas shume kohesh nderprerje, rivjen para lexuesve te vegjel Bedri Dedja, - i cili fale mjeshtrise se tij rrefimtare, edhe sot magjep femijet e ketij brezi me veprat e tij te shkruara me shume se gjysmeshekulli me pare. Ne kete set ne kemi mbledhur bashke tre librat e pergatitur nga shtepia botuese Albas: Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit, Nje udhetim i...
Shkrimtari aq i dashur për fëmijë. Bedri Dedja, do të na çojë përsëri në Sdikuisht, në kryeqytetin e përrallave të tij, kësaj here për të na njohur me të fshehtat e biznesit