Suite franceze Shiko më të madhe

Suite franceze

Irene Nemirovsky BDI0374

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Shkruar në zjarrin e historisë, romani Suitë franceze përshkruan pothuaj drejtpërdrejt Eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irène Némirovsky ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit të një popullsie të shpartalluar.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346721

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kurvica të braktisura nga dashnorët, borgjezë të mëdhenj e të neveritur nga vegjëlia, të plagosur e të braktisur nëpër ferma, mbushin rrugët e bombarduara të Francës... Armiku pushton pak nga pak një vend pa jetë dhe të frikësuar. Si të gjithë fshatrat, edhe Bysija është i shtrënguar të presë trupat gjermane. Tensionet shoqërore të banorëve fillojnë të zgjohen të acaruara nga prania e pushtuesit... Roman tronditës, i thellë, i pamëshirshëm, që zbulon me një qartësi të jashtëzakonshme shpirtin e çdo francezi gjatë pushtimit. Suitë franceze ringjall me një penë të shkëlqyer dhe intuitive një pjesë të mprehtë të kujtesës sonë. Botuar më 2004, romani korri një sukses të rrallë sa theu edhe rregullat e ngurta, duke marrë Çmimin Renaudot, i cili nuk i jepej asnjëherë një autori të vdekur.

Të dhëna

Faqe380
ISBN9789994346721
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNasi Lera