Cmim i reduktuar! Shqisat Shiko më të madhe

Shqisat

BAO0040

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit.

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
Fletët30
ISBN9789989108525

468 Lekë

-15%

550 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shqisat janë dyert dhe dritaret që na lidhin me botën. Të vegjëlve u pëlqen t’i hapin ato për të bërë zbulimet e tyre të para.

Me anë të shikimit, ata fillojnë të dallojnë ngjyrat. Çdo fëmijë ka nga një ngjyrë të pëlqyer. Me anë të të nuhaturit kuptojnë se sa erë të mirë ka parfumi dhe sa erë e keqe vjen nga gjërat e kalbura. Falë të dëgjuarit mësojnë këngët e tyre të para. Të shijuarit i bën të dallojnë mollët nga portokallet. Dhe nga të prekurit zbulojnë se sa e këndshme është një përkëdheli apo sesi gudulisjet na bëjnë aq shumë për të qeshur.

Shqisat zhvillohen me shpejtësi te të vegjlit: nga lojërat dhe ushqimet e tyre, nga dallimi i zërave të prindërve të tyre... Shqisat i ndihmojnë të mësojnë çdo ditë gjëra të reja, të ushqejnë imagjinatën e tyre, të luajnë dhe të marrin dijet e para.

Shqisat na shpalosin një botë plotë me të papritura, por përgjithësisht të këndshme, por ndonjëherë na paralajmërojnë: kur kosi ka skaduar apo kur vjen erë gaz.

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje ku shohim organet e shqisave, të cilat fëmija do t/i emërtoje me ndihmën e të rriturve. Do të mësojë cilat janë, çfarë roli kanë, përse shërbejnë dhe çfarë ndodh nëse na mungon ndonjëra prej tyre...

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Në fund të faqes së djathtë të çdo libri ka një pyetje të thjeshtë dhe argëtuese, së cilës fëmija vetë apo i ndihmuar nga ndonjë i rritur duhet ti përgjigjet për të zbuluar personin apo objektin e fshehur.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët30
ISBN9789989108525
VendodhjaTirane/Prishtine/Shkup
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha3 - 6 vjeç