Profesionet Shiko më të madhe

Profesionet

BAO0037

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. Të gjithë fëmijët e vegjël kanë ëndrra për profesionin e tyre kur të rriten. Dikush do të bëhet arkitekt, dikush mjek, dikush inxhinier. Nxitini fëmijët të mësojnë fjalë të reja, të zhvillojnë dëshirat e tyre dhe të kuptojnë më mirë pasionet që do zhvillojnë në të ardhmen kur të rriten.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789989108556

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Të gjithëve na kanë pyetur të paktën një herë se çfarë duam të bëhemi kur të rritemi. Shumica e fëmijëve nuk e ka të qartë se cili do të jetë profesioni i tyre derisa mbarojnë studimet, por disa i tregojnë prirjet e tyre që në fëmijërinë e hershme.

Çdo profesion ka sekretet, teknikën dhe mjedisin e tij. Në një profesion je përballë publikut, në tjetrin krijon objekte të domosdoshme për jetesën, në një të tretë ofron argëtim... Por të gjitha profesionet kanë të përbashkët faktin se i sigurojnë njeriut jetesën, si dhe u ofrojnë shërbime të tjerëve.

Në këtë libër do të zbulojmë së bashku profesionet më të zakonshme, karakteristikat e tyre, si dhe detyrat që kryhen në çdonjërin prej tyre. Në këtë mënyrë lexuesit tanë të vegjël do të mësojnë fjalë të reja dhe shumë gjëra mbi disa nga profesionet që mund të ushtrojnë kur të rriten.

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje, ku shohim punët që kryejnë disa njerëz, si dhe objektet dhe veprimet që lidhen me to, të cilat fëmija do t’i emërtojë me ndihmën e një të rrituri.

Do të mësojë se çfarë realizohet nga çdo profesion, që të mund të ëndërrojë mbi profesionin e tij të ardhshëm.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Në fund të faqes së djathtë të çdo libri ka një pyetje të thjeshtë dhe argëtuese, së cilës fëmija vetë apo i ndihmuar nga ndonjë i rritur duhet ti përgjigjet për të zbuluar personin apo objektin e fshehur.

Të dhëna

Faqe30
ISBN9789989108556
VendodhjaTirane/Prishtine/Shkup
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 3 vjeç