Qyteti Shiko më të madhe

Qyteti

BAO0038

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. Nëpërmjet këtij libri do t’i mësoni fëmijëve tuaj alfabetin shqip, të përdorin fjalë të reja, emra qytetesh e do të zhvilloni imagjinatën e tyre. Falë figurave, ky tregim bëhet shumë tërheqës, saqë do të jetë e vështirë shkëputja prej tij.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789989108532

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Megjithëse disa prej nesh jetojnë në qyteza dhe disa në fshatra, qytet është e përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë.

Ndonëse ka shumë lëvizje dhe shpesh është i zhurmshëm, qyteti ofron shumicën e shërbimeve që na nevojiten. Mirë është që t’u tregojmë të vegjëlve çfarë ka në të dhe si mund të jenë qytetarë të mirë. Fëmijët do të mësojnë të lëvizin në qytet dhe do të zbulojnë me entuziazëm çdo gjë të re: kinemanë, supermarketin, një koncert “live”, këndin e lojërave...

Në këtë libër do të zbulojmë së bashku qytetin dhe mjediset e tij. Kështu, lexuesit tanë të vegjël do të njohin hapësira të reja dhe do të mësojnë me ndihmën tonë, shumë gjëra për vendin ku jetojnë ose për vende të tjera ku shkojnë herë pas here.

Çdo faqe e këtij libri na jep pamje, ku shohim ndërtesat e qytetit, aktivitetet që kryhen në to dhe gjithçka që haset në qytet. Fëmijët, me ndihmën e një të rrituri, do t’i dallojnë këto mjedise dhe do të mësojnë se çfarë ndodh në çdo vend si duhet të sillen, si dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Në fund të faqes së djathtë të çdo libri ka një pyetje të thjeshtë dhe argëtuese, së cilës fëmija vetë apo i ndihmuar nga ndonjë i rritur duhet ti përgjigjet për të zbuluar personin apo objektin e fshehur.

Të dhëna

Faqe30
ISBN9789989108532
VendodhjaTirane/Prishtine/Shkup
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 3 vjeç