I ri 1q84 Shiko më të madhe

1q84 - libri i pare

Haruki Murakami A-006383

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221452

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një grua e çuditshme me emrin Aomame, e cila qysh në moshën dhjetëvjeçare, kohë kur e ka provuar dhe e ka humbur njëherësh ndjesinë dashurore, është kthyer në një qenie të ftohtë. Për arsye që mund të duken të përligjura në libër, ajo ka mes të tjerash edhe profesionin e vrasëses së burrave që dhunojnë gratë e tyre.

Aomame takon rastësisht një vajzë të re të shkujdesur që punon police dhe do të nisin bashkë ca aventura të thekshme seksi me burra që i ndeshin bareve të Tokios.

Diku tjetër, Tengo, një shkrimtar i ri e me një histori familjare të trishtë, do të mbetet peng i rishkrimit të librit të një adoleshenteje, Fuka-Erit, dhe prej penës së tij libri jo vetëm do të marrë formë, por edhe çmimin më të madh për të rinj. Por çfarë ka pas gjithë këtyre ngjarjeve?

Loja e Murakamit me elemente të realizmit magjik dhe fantazisë së njohur të tij, i kthen ato në erëza që do t’ia ruajnë shijen leximit deri në fund.

Qiej me dy hëna, dhi që nxjerrin nga goja Njerëz të vegjël, vajza që mendojnë bukur e flasin pak, giljakë që e urrejnë rrugën automobilistike, janë të pranishëm kudo si shenja të patjetërsueshme dhe na çojnë në shtresime joshëse dhe në padurimin dhe kureshtjen për ta vazhduar historinë.

REVIEW

“Unë rrëfej histori… jam një pilot shpresëdhënës dhe i përulur i mendjes dhe i shpirtit”

Haruki Murakami, 2010, The New York Times

“Elementet e këtij libri kanë të bëjnë më shumë me vendosmërinë e Murakamit për të përshkruar, shpjeguar dhe për ta bëtë të dukshme pothuajse gjithçka që ai zgjedh të përmendë.”

The New York Times

“Librat e tij [Murakamit] janë një ftesë e këndshme për këdo që mendon se është shtyrë të futet, pa lejen e tij, në një labirinth.”

The Guardian

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe400
ISBN9789928221452
Titulli origjinal1q84 Book 1
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlir I. Baçi
RomanPsikologjik