I ri Elefanti zhduket Shiko më të madhe

Elefanti zhduket

Haruki Murakami SB0085

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas suksesit në shqip të një sërë romanesh, ky vëllim me proza të shkurtëra, i paraqet lexuesit shqiptar një dimension tjetër mjeshtëror të këtij autori të adhuruar nga miliona lexues në botë.

Më shumë detaje

890 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221223

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Elefanti zhduket” është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.

Si një mjeshtër i adhuruar për ndërtimin e personazheve aq të besueshëm, ai na dizenjon profile të çuditshëm dhe mahnitës karakteresh, të cilët, përmes grimcave të jetës së tyre të përditshme, duken sa të ngjashëm mes vedi, aq edhe bartës të unit të tyre dallues.

Fuqia e tij narrative, u jep mundësinë këtyre personazheve të vetërrëfehen për familjen, karrierën, dashurinë, vdekjen, miqësitë, të njohurit e të huajt që janë pjesë e jetës së tyre, duke bartur në rrëfim edhe filozofinë e tyre personale, e që ashtu bashkë, i japin lexuesit një ngrehinë mahnitëse të populluar nga qenie reale dhe surreale, siç vetëm Murakami di të na i dhurojë.

Thanë për librin

“Një kombinim i mrekullueshëm i të çuditshmes dhe të rëndomtës.”

Village Voice Literary Supplement

“Një shkrimtar klasi, i cili merr një risk të madh… nëse Murakami është zëri i një gjenerate… atëherë ajo është gjenerata e Thomas Pynchon dhe Don DeLillo.”

The Washington Post Book World

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe366
ISBN9789928221223
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIvana Dervishi